LAJMI I FUNDIT:

Lexus prezanton modelin ES me të cilin do të rivalizojë BMW 5 Series (Foto)

Lexus prezanton modelin ES me të cilin do të rivalizojë BMW 5 Series (Foto)

Ashtu siç pritej, Lexus ES krejtësisht i ri, ngjanë shumë me modelin LS

Pas pritjeve të gjata, Lexus e ka prezantuar më në fund në Beijing Auto Show, sedanin tërësisht të ri, transmeton Telegrafi. Gjenerata shtatë e ES, ka marrë elementet më të mira nga LS dhe LC, veçanërisht stilin e mprehtë dhe Spindle Grille, që e ka ndarë opinionin. Krahasuar me modelin e tanishëm, tavani më i ultë e ka bërë të ketë pamje më të butë, sikur të jetë një kupe.


Për dallim prej modelit të tanishëm, ka platformë të ndërtuar nga metali shumë më i lehtë, që i ka ndihmuar të bie në peshë. Është më i gjatë dhe pak më i gjerë, si dhe ka bazën e rrotave për disa centimetra më të lartë. Në brendësi ka motorin 3.5-litra V6 që prodhon 300 kuajfuqi, 32 njësi më shumë se paraardhësi.

ES 2019 nuk ka pësuar ndryshime në enterier, pos avancimeve teknologjike, që ofrojnë lehtësira për shoferin. Me të gjitha këto ndryshime, ky Lexus mundet shumë lehtë të rivalizojë me BMW 5 Series. Çmimi i veturës nuk është bërë i ditur, por thuhet se do të tregohet disa ditë para lansimit që pritet të bëhet në shtator. /Telegrafi/