LAJMI I FUNDIT:

Lexus ES 2019 shfaqet në reklamë duke u ‘vozitur nga intuita’ (Video)

Lexus ES 2019 shfaqet në reklamë duke u ‘vozitur nga intuita’ (Video)

Në kohën kur teknologjia po evoluon, Inteligjenca Artificiale po vazhdon të zgjerohet

Deri më tani, AI është integruar në disa makina, në nivele të ndryshme funksionimi, transmeton Telegrafi.


Elon Musk dëshiron që AI të funksionojë si autopilot në Tesla, teksa Mercedes ka bërë që AI të mësojë shprehitë e shoferit në A-Class, si dhe ta ndihmojë në disa aspekte.

Prodhuesi japonez Lexus, ende nu e ka integruar ndonjë AI në nivel aq të lartë, në makinat që ka lansuar, por ES 2019 pritet ta bëj dallimin. Madje, me një avancim shumë të lartë.

Kjo makinë e re është shfaqur në reklamë, duke u ‘vozitur nga intuita’ që lë të kuptohet se kemi të bëjmë me një makinë autonome.

Por, nuk është thënë asnjë element që tregon se çfarë veçorive ka Lexus ES, reklama e të cilit është krijuar nga program me Inteligjencë Artificiale. /Telegrafi/