LAJMI I FUNDIT:

Lexonte gazetë, voziste me rreth 100 kilometra në orë (Video)

Lexonte gazetë, voziste me rreth 100 kilometra në orë (Video)

Mark Neadley ndodhej në një autostradë të Yorkshire të Anglisë, kur pranë hasi një veturë ku shoferja lexonte gazetë.

Derisa lëvizte paralele me të, ajo shpejtonte deri në 100 kilometra në orë, duke rrezikuar të shkaktonte ndonjë aksident, transmeton Telegrafi.


Pamjet që janë shpërndarë në internet, po hetohen nga forcat e rendit, në përpjekje që të identifikohet shoferja. /Telegrafi/