BE nuk i njeh pretendimet e Greqisë për shelfin kontinental dhe zonën ekskluzive ekonomike në hapësirat detare midis Greqisë dhe Turqisë.
Ky qëndrim zyrtar diplomatik i nivelit më të lartë është shprehur në mënyrën më të qartë në komunikatën përfundimtare të samitit të kryetarëve të shteteve dhe të qeverive të vendeve anëtare të BE, i zhvilluar në datën 1-2 tetor 2020 në Bruksel.
Në konkluzionet e samitit për marrëdhëniet e jashtme, në kapitullin për Mesdheun Lindor, për konfliktin midis Greqisë dhe Turqisë në këtë rajon të Mesdheut, në pikën 16 deklarohet tekstualisht: “BE përshëndet njoftimin që Greqia dhe Turqia do të fillojnë bisedimet e tyre direkte eksploruese, që synojnë delimitimin e shelfit kontinental dhe të zonës ekonomike ekskluzive midis dy vendeve”.
Pra, BE nuk i njeh pretendimet e shpallura të Greqisë për shelfin kontinental dhe zonën ekonomike ekskluzive në Mesdheun Lindor dhe i cilëson ato si të papërcaktuara midis dy vendeve, delimitimi i të cilave sipas samitit të BE është objekti, që synojnë bisedimet direkte eksploruese midis dy vendeve. Kjo do të thotë që për të kuptuar tensionet në Mesdheun Lindor duhet lexuar se çfarë thotë samiti i BE dhe diplomacia e nivelit më të lartë të BE edhe jo se çfarë thotë kryeministri Micotaqis apo ministri i jashtëm Dendias.
Konkluzionet e samitit të BE-së, jo nuk e përshëndesin, por as e zënë me gojë të drejtën të Greqisë për të zgjeruar ujrat territoriale greke në 12 milje në detin Jon dhe në detin Mesdhe, akt për të cilin në vend që të alarmohesh, qeveria shqiptare u mallëngjye dhe i lexonte publikut Konventën e Detit si zbulim dhe si letër dashurie nga Akropoli. Injorimi i samitit të BE për të futur në konkluzionet e veta të drejtën e Greqisë për të ndryshuar hapësirën e ujërave territoriale në 12 milje është shenjë e qartë diplomatike e nivelit më të lartë e mos aprovimit nga BE të ambicieve greke për të kthyer Mesdheun në një det grek.
Shpresa ime është që qeveria e Shqipërisë të gjejë kohë në pushimet midis dy shfaqjeve televizive dhe të lexojë komunikatën e samitit të BE për mosnjohjen e pretendimeve greke për shelfin kontinental dhe zonën ekonomike ekskluzive në Mesdheun Lindor. Kjo do ta ndihmojë të nxjerrë mësimet e duhura për të ruajtur interesat e sovranitetit dhe të integritetit territorial të Shqipërisë përballë opiumit të ri detar, që dyshja Micotaqis-Dendias po i servon me nxitim qeverisë shqiptare.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës
Reagimi me një fjalë i ministrit izraelit – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit
24 orë na ndajnë nga ngjarja e madhe Halving në Bitcoin
Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian
E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi