LAJMI I FUNDIT:

Leximet e mia: Anti-Edipi

Leximet e mia: Anti-Edipi
Ilustrim

Nga: Balil Gjini

1. Zbulimi i madh i psikanalizës ishte ai i prodhimeve të dëshirës, i prodhimeve të të pavetëdijshmes. Por, me Edipin, ky prodhim u shndërrua në kult përmes një idealizmi të ri: pavetëdija, si një uzinë, ka zëvendësuar teatrin antik.

2. Problemi themelor I filozofisë mbetet ai që shtron Spinoza (dhe që e zbulon Reich): “Përse njerëzit luftojnë për skllavërinë e tyre, njëlloj si të ishte fjala për shpëtimin e tyre”.

3. Reich thotë: jo, masat nuk janë mashtruar, ato e kanë dëshiruar fashizmin në këtë çast, apo në ato rrethana, dhe është kjo që duhet shpjeguar, ky perversitet i dëshirës instiktive.

4. Freudi e zbuloi kompleksin e Edipi më 1897 në autoanalizën e vetes; por formulimin e parë e dha 1923.

5. Kanti e përcakton martesën si një lidhje të atillë që, pas saj, një njeri bëhet pronar i organeve seksuale të njeriut tjetër.

6. Vijmë tek historia e bukur e Nervalit: ai do që Aurelia, gruaja e dashur, të jetë po ashtu edhe Adrianna, vajza e vogël e fëminisë. Ai i vështron si identike. Dhe Aurelia, dhe Adriana, të shtrira në një të vetme, formojnë nënën…

7. Heroi nuk vështron kurrë mbrapa. Çdo Hamlet I lindur, e vetmja rrugë që mbetet të bëjë, është rruga që i ka treguar Shekspiri.

8. Blanchot thotë se ikja duhet të mendohet dhe zhvillohet si gjëja më pozitive: “çfarë është ikja? fjala nuk është zgjedhur aq mirë sa të pëlqehet. Guximi e do të pranosh më mirë të ikësh sesa të jetosh qetësisht dhe hipokrizisht në një botë të rreme. Vlerat, morali, fetë dhe ato siguri vetiake që vaniteti dhe kënaqësitë tona I kundërshtojnë bujarisht, janë më shumë qëndrime të gënjeshtërta që bota i mban në këmbë për ata që rrinë në këmbë, apo pushojnë, përmes gjërave të stabilizuara.