Lewandowski ka qeshur mbi tifozët e Bayernit, nuk i intereson kush mblodhi më shumë persona në “Camp Nou” dhe thumbi ndaj Realit

Robert Lewandowski ishte një nga yjet e ndeshjes së Barcelonës për trofeun “Joan Gamper” kundër Pumas të dielën, me polakun e përfshirë në gjashtë golat e skuadrës së Xavit.
Ai është i lumtur me vendimin e tij për të nënshkruar me klubin katalanas, siç shpjegoi në një intervistë të fundit menjëherë pas fitores 6-0 ndaj meksikanëve.
Megjithatë, Lewandowski është pak i trishtuar për mënyrën se si përfunduan gjërat me Bayern Munich.
“E di që lëndoi shumë tifozë”, deklaroi ai për Sport1. “Unë mund ta kuptoj këtë dhe tani kërkoj falje për këtë. Në atë kohë ishte e rëndësishme dhe e nevojshme për mua që ta bëja të qartë se isha gati për një ndryshim.
“Në fund të fundit, ne jemi të gjithë njerëz. Pas 12 vitesh në Gjermani, e kisha të qartë se koha ime kishte mbaruar. Doja ta bëja të qartë këtë dhe sigurisht që nuk ishte e lehtë për Bayernin të pranonte një shitje gjatë kësaj faze”.
“Ishte një situatë e vështirë për të gjithë të përfshirë dhe ne duhej të gjenim zgjidhjen më të mirë. Më duhej ky ndryshim, kjo lëvizje në një vend tjetër, në një klub tjetër. Ndihem si një fëmijë që ka një lodër të re”, ka potencuar ai
Disa tifozë të Bayernit bërtitën parulla pro- Real Madridit si ‘Hala Madrid’ ndaj sulmuesit teksa ai po largohej nga kampi stërvitor i Bavarezëve kur u kthye për të marrë gjërat e tij.
“Po, e kam dëgjuar dhe kam qeshur”, deklaroi ai. “Por, kishte edhe disa njerëz që bërtisnin emrin tim, ishte shumë bukur”.
“Gjatë javëve të fundit kam takuar edhe disa fansa në rrugë të cilët kanë shprehur mirëkuptimin e tyre për situatën time dhe më kanë uruar gjithë të mirat”.
Lewandowski foli për krenari në prezantimin e tij në Barcelonë.
“Nuk prisja kaq shumë tifozë. Nuk ka rëndësi nëse ai kishte më shumë apo më pak lojtarë të tjerë të paraqitur më parë nga Barcelona si Ronaldinho apo (Zlatan) Ibrahimovic”, shtoi ai.
“Ato ishin periudha të ndryshme gjithsesi. Është shumë bukur kur përjeton kaq shumë mbështetje direkt. Është diçka që të mbetet përgjithmonë”.
“Gjithmonë kam dashur të luaj në La Liga, kjo ishte e qartë për mua. Dhe kur Barcelona trokiti në derë këtë herë, ata ishin opsioni i vetëm për mua”.
“Ka pasur oferta të tjera, por unë nuk kam qenë i interesuar”, ka shtuar më tej sulmuesi polak. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Euro gol nga distanca dhe lojtar i ndeshjes - Meriton Korenica i bën të gjitha te Cluj

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

Besnik Hasi mezi ndalet nga lojtarët e tij që të mos përleshet me tifozët

Garë e zjarrtë për vendin e parë në La Liga, Barcelona nuk gabon

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë