Lewandowski me het-trik, Barcelona merr fitore komode ndaj Alaves

Barcelona ka arritur të marr fitore ndaj Alaves si mysafir me rezultat 3-0 në kuadër të javës së nëntë të La Ligas. Ndeshja nisi shumë mirë për mysafirët që arritën që në rastin e parë të mirë të shënojnë gol. Zhvillohej minuta e 7-të, kur Raphinha asistoi te Robert Lewandowski i cili shënoi për 1-0. Në minutën e 22-të, sërish e njëjta dyshe në aksion, me polakun që shënoi golin e dytë pas asistimit të brazilianit për 2-0. Lewandowski kompletoi het-trikun në minutën e 32-të, duke shënuar për 3-0.
Pjesa e dytë edhe pse solli shumë raste, gola të tjerë nuk kishte. Barcelona me këtë fitore mbetet në vendin e parë me 24 pikë, tri më shumë se sa Real Madridi. /Telegrafi/
Standings provided by Sofascore

Nga
Telegrafi
06/10/2024
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































