LAJMI I FUNDIT:

Lëvizja Besa: Qeverisja e tanishme nuk çan kokën për hallet e bujqve

Lëvizja Besa: Qeverisja e tanishme nuk çan kokën për hallet e bujqve

Përmes një kumtese dërguar Telegrafit Maqedoni, Lëvizja Besa konsideron se qeverisja aktuale ”nuk çan kokë për hallet e qytetarëve të vendit, në këtë rast të bujqve.”

Ky konstatim i kësaj partie politike vjen pas dëmeve të shkaktuara nga temperaturat e ulëta, siç thonë, në mbi 90% të pemëve në rajonin e Prespës, por edhe në rajonet tjera.

Sipas tyre, ”kur kësaj i shtohet edhe fakti që ende nuk janë paguar subvencionet nga viti i kaluar, bëhet edhe më i vështirë funksionimi i bujqve dhe kjo është edhe një dëshmi se shteti shkon drejt një kolapsit total, duke mos pasur asnjë strategji të qartë për t’i dalë në ndihmë pikërisht kësaj kategorie të qytetarëve, pra bujqve, të cilët sigurojnë të ardhurat më të larta për vetë shtetin nga veprimtaria në sferën e bujqësisë, e cila është edhe dega e vetme me të cilën mund të sigurohet mirëqenia ekonomike e Maqedonisë.”


Prandaj, ”Lëvizja Besa kërkon nga autoritetet përkatëse që t’u ndalin në ndihmë bujqve dhe të mos lejojnë që, në mungesë të rendimenteve që ua dëmtoi natyra, të dëmtohen edhe nga pakujdesia e shtetit ndaj tyre. Për këtë arsye BESA apelon deri te organet kompetente që urgjentisht të dalin në vendngjarje dhe të bëjnë vlerësime për t’i rimbursuar bujqit për dëmet që i kanë pësuar nga temperaturat e ulëta të ditëve të fundit. Po ashtu apelojmë që edhe kompanitë e sigurimeve t’i përshpejtojnë procedurat për pagesat e dëmeve nga vitet e kaluara, që me këtë sadopak ta lehtësojnë ngarkesën financiare të bujqve nga dëmet që i kanë pësuar”, thuhet mes tjerash në kumtesën e Lëvizjes Besa./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Politikë
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Kalo në kategori