LAJMI I FUNDIT:

Lëvizja BESA: Krimi i Bujar Osmanit dhe BDI-së me tenderë milionësh është pengesa e vetme për integrim në BE

Lëvizja BESA: Krimi i Bujar Osmanit dhe BDI-së me tenderë milionësh është pengesa e vetme për integrim në BE

Nga Lëvizja Besa përmes një kumtese shprehen se funksionarët e BDI-së vazhdojnë për çdo ditë të dëshmojnë se sa janë anti-evropian dhe pro-krimit dhe korrupsionit.

“Skandali i fundit i publikuar në media, ku ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani, i ndan 1.8 milion euro kompanisë “Eurovia” e cila është njëra nga donatorët kryesorë të BDI-së dhe e udhëhequr nga funksionarë të BDI-së, dëshmon se pushteti LSDM-BDI nuk e ka synim integrimin në BE, por pushtetin për të kurdisur tenderë dhe për tu pasuruar funksionarët e saj dhe partia”, thonë nga Lëvizja Besa.


Ata shtojnë se kush me të vërtetë është pro eurointegrimeve dhe punon në të mirë të qytetarëve e dëshmojnë veprat.

“Derisa për BDI-në vazhdimisht dalin skandale korruptive, funksionarët e Lëvizjes BESA për çdo ditë promovojnë, bulevarde të reja, rrugë të asfaltuara dhe shumë projekte tjera me standarda evropiane. Andaj duhet menjëherë të ketë zgjedhje parlamentare dhe qytetatët të kenë mundësi të ndëshkojnë këtë pushtet kriminal. Ndërsa institucioneve përkatëse u bëjmë thirrje që të veprojnë urgjentisht”, thonë nga LB e Bilall Kasamit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Lajme
Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni

Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni

Lajme

"Fëmijët kërkojnë të vizitojnë varrin e nënës", avokati i familjes së Liridona Ademajt: Presim burgim të përjetshëm

Lajme
Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’

Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’

Siguri

"Duhej plotësuar shumë dokumente", Haradinaj për Kurtin: Është fyese mos me i vizitu ish-krerët e UÇK-së në Hagë

Lajme
Mbyllja e institucioneve paralale, Krasniqi: Jo pse janë mbyllur, por pse kanë qenë ta hapura deri sot

Mbyllja e institucioneve paralale, Krasniqi: Jo pse janë mbyllur, por pse kanë qenë ta hapura deri sot

Lajme
Kalo në kategori