Primo Levi mbetet gjithmonë një rast i veçantë. Ai nuk është thjesht një shkrimtar i shkëlqyer i shekullit të 20-të, si Marsel Prust, James Joyce apo T. S. Eliot, të cilët padiskutim të gjithë ishin kërkues të thellë shpirtrash njerëzorë.
Levi, një hebre italian, lindur në Torino në 1919, u deportua në Aushvic në vitin 1943, në moshën 24-vjeçare. Kur ai fatmirësisht doli nga kampi, shkroi një nga rrëfimet më të rëndësishëm, të dokumentuar që njerëzimi ka si dëshmi autentike të asaj makinerie vrastare, romanin “A është, vallë, njeri?”
Nëpërmjet tij ai arriti të na tregojë se ka diçka edhe më të keqe se vrasja fizike: shkatërrimi i njerëzores dhe dinjitetit. Por, në të njëjtën kohë, pavarësisht rrethanave, për Levin gjithmonë është e mundur të ruhet virtyti dhe njerëzorja, edhe në vende si Aushvic. Kriminelët në roman nuk janë vrasësit e vërtetë, shprehet ai. Ata që i trajtojnë njerëzit sikur të jenë sende, si Aleksi, shefi i Komandës kimike, i cili fshinte herë pas here dorën mbi shpatullën e Levit sikur të ishte një leckë.
Mënyra sesi Levi arriti të shkruajë për Aushvicin është unike. Duket thuajse mbinjerëzore. Si ishte e mundur që Levi arriti me sukses ta kryejë këtë gjë? Me një mendje të qetë, të paanshme dhe pothuajse pa e kujtuar çfarë ai kish përjetuar fizikisht brenda atij kampi?! Çfarë lloj njeriu ishte ai që arriti ta bënte për ne këtë gjë dhe cili që haraçi i tij për t’u paguar ?
Levi nuk shkroi vetëm për Aushvicin. Shpesh shkroi për kiminë, duke qenë se ishte kimist në profesion. Në librin tjetër të tij, “The Periodic Table” (Tabela perodioke), ai u mor me përshkrime karakteresh e personazhesh që ai i kishte njohur gjatë jetës. Te “The Periodic Table” – i cili është një libër i mrekullueshëm dhe një nga autobiografitë më të çuditshme të shkruara ndonjëherë – Levi shkroi shkurtimisht për të atin i cili kishte vdekur më 1942; për Lucia Morpurgon, që u bë më 1947 gruaja e tij; për disa miq të rinisë së tij dhe për dy nga dashuritë e tij të hershme. Ka një histori të mëvonshme të përshkruar rreth motrës së tij, Anna Maria, që ishte më afër tij se çdokush, ndërsa nuk ka shkruar asgjë për nënën që jetoi me të deri në fund të jetës. Primo Levi nuk ka shkruar në fakt asgjë edhe për fëmijët e tij, Lisa dhe Renzo, dhe shumë pak për dashurinë. Madje, edhe në disa tregime dhe poezi të tij, ai i fsheh mendimet dhe sentimentet e tij. Në një rast, kur u pyet nga një gazetare se përse nuk ka shkruar më shumë për dashurinë, Levi me buzëqeshje të hollë u përgjigj se shumica e librave në botë shkruheshin për dashurinë, kështu që nuk i duhej kujt dashuria e tij.
Ne ndjejmë se e njohim dhe e duam Primo Levin prej veprës që ai ka lënë pas, ndoshta sepse e njohim dhe e duam të menduarit e tij të butë, të mprehtë, por dhe të hapur. Por, duket se pjesa tjetër e tij mbetet e mbyllur plotësisht.
Primo Levi është në të vërtetë një nga shkrimtarët më të fshehtë/diskret që kanë jetuar ndonjëherë. Dhe, këtë ai e dëshmoi jo vetëm në punën e tij. Megjithëse dha qindra intervista, ai i përdori ato të mos i ulte ‘muret’ që kish ndjerë të ngriheshin mes gjinive, racave apo ngjyrave nga njeriu për njeriun. Ai u përpoq t’i ngrinte ato edhe më lart, duke ekspozuar thuajse deri në fund një formë ndërtimi të kujdesshëm të tij. Levi e paraqiti këtë formë të vetes së tij për shumicën e njerëzve gjatë gjithë jetës. Kjo lloj forme ekzistence ishte ai njeriu i qetë, racional dhe optimist; ishte ideali i tij, një ideal që u përpoq të arrinte në pjesën më të madhe të jetës, sepse ishte një pikë kruciale por dhe një nevojë psikologjike për të.
Sidoqoftë, për të ky nuk ishte realiteti. “Nuk kam instinkte”, thoshte ai, “ose nëse i kam, përpiqem t’i shtyp ato”.
Njeriu që të gjithë e donin se i foli njerëzimit aq bukur mbi të vërtetat e Aushvicit, nuk arriti dot të fitonte betejën me jetën e tij emocionale. Dhe, njeriu që zgjodhi të shpërndante optimizmin mes popujve nëpërmjet librave të tij, befas zbuloi se kishte mbyllur brenda tij dëshpërimin; një dëshpërim që gjithnjë e më shpesh ngrihej derisa e mbyti. Në vitin 1987, vetëm 67 vjeç, ai gjeti vdekjen pas një rënie prej shkallëve të banesës së tij në katin e tretë. Gazetat në mbarë botën raportuan se kishte kryer vetëvrasje. Por, disa nga miqtë dhe lexuesit e tij refuzuan ta besonin, duke argumentuar të kundërtën.
Njerëzit gjithmonë pyesin nëse ai do të ishte bërë shkrimtar po mos të kish përjetuar Aushvicin. Dhe, ai do të përgjigjej, me saktësinë e shkencëtarit dhe buzëqeshjen e tij ironike, si gjithmonë, që nuk do e dinte kurrë, pasi për të kontrasti nuk ekziston. Ai nuk kishte pasur një jetë tjetër, që nuk e kishte përjetuar Aushvicin, kështu që nuk mund të thoshte se çfarë mund të kishte ndodhur me të. Por, gjithsesi pyetja ishte intriguese – Aushvic e kishte shtyrë atë të shkruante, gjë të cilën ai nuk e kishte menduar kurrë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Historia e gjakmarrjes së madhe në Tokën e Shenjtë, shqiptari që tentoi të ndalte Rothschildët dhe sulltani që lejoi krijimin e Izraelit

Prej 21 nëntorit deri me 9 dhjetor, mbahet “Java e Kulturës Shqiptare” në Austri

Figura e shtrembëruar e Ali Pashë Tepelenës, në dramaturgjinë perëndimore

“Bregu i pikëllimit”, një dramë si literaturë prozaike apo lloj i realizmit shpirtëror

Rexhën nuk e mbyti kali, por axha i tij!?

Thënie të Platonit: Në prekjen e dashurisë gjithkush bëhet poet

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët