Skuadra e madhe italiane Roma vazhdon të jetë aktive në tregun e transferimeve.

Pasi kanë transferuar emra të rëndësishëm si Pastore, Kluivert, Cristante e Coric, Giallorosët nuk e kanë ndërmend të ndalen me kaq.


Skuadra nga kryeqyteti italian është afër të nënshkruajë me kampionin e botës Steven N’Zonzi.

Por objektivi kryesor për fazën e sulmit mbetet Leon Bailey i Bayer Leverkusenit.

Roma ka kontaktuar zyrtarisht Leverkusenin për të pyetur për lojtarin dhe ka marrë përgjigje.

GettyImages 1003102686 Leon Bailey. (Getty Images)

Klubi gjerman i ka bërë të qartë drejtorit sportiv të Romës, Monchi se e liron lojtarin vetëm nëse paguhet shuma prej 50 milionë eurove.

Roma duket e gatshme të shpenzojë kaq para për ta pasur në radhët e veta një futbollist të talentuar si Bailey.

Në rast se Bailey vendos t’i bashkohet Romës për këtë shumë, atëherë do të bëhej futbollisti më i shtrenjtë në histori të Giallorosëve.

Për 20-vjeçarin nga Xhamajka interesim kanë shprehur edhe Chelsea, Arsenal, Manchester City e Paris Saint Germain. /Telegrafi/

telegrafi sport app