LAJMI I FUNDIT:

Levada Center: Vazhdon rënia e besimit të rusëve ndaj Vladimir Putinit, 40 për qind e tyre besojnë se vendi po shkon në drejtim të gabuar

Levada Center: Vazhdon rënia e besimit të rusëve ndaj Vladimir Putinit, 40 për qind e tyre besojnë se vendi po shkon në drejtim të gabuar

Nga hulumtimi i fundit i Levada Center, i kryer gjatë muajit janar 2021, në lidhje me vlerësimin e punës së Vladimir Putinit dhe politikanëve tjerë rusë, kanë dalë rezultate që tregojnë se vetëm 29 për qind e tyre i besojnë presidentit të vet.

Sipas Qendrës ruse për Hulumtime, vërehet se ka një rënie konstante të besimit të rusëve te presidenti Putin. Fillimi i rënies së besimit te Putini, ka filluar në vitin 2017, vit kur 59 për qind e rusëve shpreheshin se i besonin atij.


Gjatë viti 2020, besimi i qytetarëve te Putin sillej në mes 33 për qind deri 34 për qind, për të rënë në 29 për qind në fillim të vitit 2021.

Deri sa ka rënie të besimit te Putini, ka rritje te politikani opozitar Alexei Navalny, ku tani del se 5 për qind e rusëve i besojnë atij, çka për herë të pare e kalon liderin e komunistëve Genadi Zyuganov, të cilit i besojnë 4 për qind e qytetarëve. Edhe pse 5 për qind nuk është shifër e madhe, shohim se brenda një viti kemi rritje të besimit te Navalny për rreth 20 për qind.

Besimi i rusëve ndaj Vladimir Putinit ndër vite

Në rënien e besimit të rusëve te Putini kanë ndikuar shumë faktorë, por ai më kryesori është përkeqësimi i parametrave ekonomik, ku vitin e kaluar kishim rënie të fuqisë blerëse si pasoj e zvogëlimit të pagave dhe devalvimit të rublës, si dhe humbjeve të vendeve të punës si pasoj e pandemisë COVID-19 dhe krizës ekonomike.

Si element i cili mund të ketë ndikuar në rënien e besimit te Putini, mund të jenë edhe protestat e fundit kundër arrestimit të opozitarit rus Navany, por kjo nuk mund të jetë vendimtare, pasi që rënia ka vite që është duke ndodhur, pa marr parasysh zhvillimeve politike në Rusi.

Pos që vërehet se ka rënie të besimit te Putini, gjithnjë e më shumë qytetarë besojnë që Rusia nuk po lëvizë në drejtimin e duhur. Deri sa në vitin 2018 vetëm 27 për qind e rusëve besonin që Rusia po lëviz në drejtimin e gabuar, tani kjo shifër ka shkuar në 40 për qind, çka tregon më së miri mos pajtimin e rusëve me politikat e qeverisë dhe presidencës ruse. /RTK/

Në trend Botë

Më shumë
Ukraina shkatërroi raketën 6.5 milionë dollarëshe të rusëve

Ukraina shkatërroi raketën 6.5 milionë dollarëshe të rusëve

Evropa
Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Azia
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Konfirmohet se ka vdekur edhe një peng izraelit

Konfirmohet se ka vdekur edhe një peng izraelit

Azia
“Mos ia lejoni vetvetes këtë”, për çfarë pendohen më së shumti njerëzit para se të vdesin

“Mos ia lejoni vetvetes këtë”, për çfarë pendohen më së shumti njerëzit para se të vdesin

Botë
Kalo në kategori