LAJMI I FUNDIT:

Letrat e Hyremit, rrëfejnë dashurinë e saj ndaj Sulejmanit të Madhërishëm

Letrat e Hyremit, rrëfejnë dashurinë e saj ndaj Sulejmanit të Madhërishëm

Letra të dashurisë të zbuluara së fundmi, të shkruara nga Sulltanesha Hyrem për Sulltan Sulejmanin e Madhërishëm, kanë hedhur dritë historinë më të famshme të dashurisë së Perandorisë Osmane.

Letrat janë njerr nga arkivat presidenciale, ndërsa arkivistët i kanë quajtur si një ndër shembujt më të mirë të poezisë dhe prozës turke të periudhës osmane, të shkruara në kohërat kur Sulejmani gjendej në fushë të betejës.


Sulejmani konsiderohet nga shumë historianë si sulltani më i suksesshëm osman. Sundimi i tij nga viti 1520 deri më 1566 përfshiu fushata të guximshme ushtarake që zgjeruan perandorinë dhe zhvillimin në fushat e ligjit, letërsisë, artit dhe arkitekturës. Megjithatë, për romantikët ai është i njohur për historinë e tij të dashurisë me gruan e tij Hyrem.

“Jam e humbur në këtë univers të krijuar nga Zoti ynë. Kam jetuar vitet e mia më të mira nën mbrojtjen tënde, si një margaritar në kutinë tuaj të xhevahirëve”, shkruante sulltanesha Hyrem.

“Unë gjej paqen vetëm pranë jush. Fjalët dhe boja janë të pamjaftueshme për të rrëfyer lumturinë dhe gëzimin tim kur unë gjendem afër jush”.

“Kujtimet e ditëve që kaluam së bashku, momentet që i kemi ndarë, mbushin zemrën e shërbëtores sate”.

“Ngushëllohem me këto kujtime në mungesën tuaj. Jam e ulët kur jeni larg. Askush nuk mund ta lehtësojë dhimbjen time”, shkruante ajo në vitin 1526.

Në njërën nga letrat, sulltanesha i dërgoi rrobat e saj të lagura me lot.

“Jeta ime, zotëriu im, sulltani im i dashur, lutja ime e vetme për Allahun është ta shoh sërish fytyrën tënde të ndritur. Nuk ka më ndarje prej tani”.

“Dua nga Zoti im që sulltani im, njeriu im i dashur, gjithmonë të jetë i lumtur në botë dhe në amshim”.

“Sulltani im… fshiu lotët e mi dhe më bëri të lumtur. Falë sulltanit tim, gjeta rrugën e duhur dhe fenë…Prandaj, mund të jem e lumtur pranë jush. Po ju dërgoj një nga rrobat e mia të lagura me lotët e mi…Ju lutem, visheni për mua”.

Ajo e përfundon letrën me fjalët: “Nuk dua asgjë tjetër përveç lumturisë për ju në të dyja botët”.

Ndryshe, Sulltanesha Hyrem ishte një nga femrat më influente në historinë osmane. Djali i saj, Selimi, trashëgoi fronin osman pas Sulltan Sulejmanit. /AA/

Në trend Kultura

Më shumë
EZRA POUND

EZRA POUND

Poezi

"Ishulli i vdekjes" i Britanisë së Luftës së Dytë Botërore

Kulture
Binjaket magjepsëse dhe shkrimtarët e famshëm

Binjaket magjepsëse dhe shkrimtarët e famshëm

Kulture
Ali Pasha donte marrëdhënie diplomatike e tregtare edhe me Amerikën e largët!

Ali Pasha donte marrëdhënie diplomatike e tregtare edhe me Amerikën e largët!

Kulture
Karnavalet, origjina dhe domethënia

Karnavalet, origjina dhe domethënia

Kulture
Jeta në komunizmin shqiptar

Jeta në komunizmin shqiptar

Kulture
Kalo në kategori