LAJMI I FUNDIT:

Letër prekëse e kryetares së Gjakovës, për Ilirjana Perteshonin që vdiq me motrën në aksident

Letër prekëse e kryetares së Gjakovës, për Ilirjana Perteshonin që vdiq me motrën në aksident

Kryetarja e Gjakovës, Mimoza Kusari Lila, ka shkruar një letër emocionuese për Ilirjana Perteshonin që bashkë me motrën e saj, Dardanen, humbën jetën tragjikisht në një aksident trafiku afër qytetit të tyre të lindjes. Letrën e saj mund ta lexoni të plotë më poshtë.

E dashur Ilirjana,


Sikur javë më parë të dinim se po jetoje ditët e fundit të jetës, do të tregonim më shumë sa e veçantë je.

Sikur të dinim se po punoje në projektin e fundit madhor të jetës tënde, do të tregoja më me emocion sa i rëndësishëm është integrimi i Malësisë së Gjakovës dhe sa punë të madhe je duke bërë. Sikur ta dinim se po jetoje ditët e fundit të jetës, do të shtyenim të shkoje dhe të kaloje më shumë kohë me Babin që ankohej se nuk të shihte sa donte.

Ike bashkë me Dardanën dhe nuk e la porosinë e fundit. E kuptuam se e doje jetën dhe nuk don të na bën ta kuptojmë se po ikën nga ajo. Do të lësh zbrazësi në jetën tonë, kjo është e sigurt.

Ty të njoha vite më parë nga aktiviteti jonë politik, ndërsa në kapacitetin tënd institucional dhe profesional arrita të punoj me ty në konkursin ndërkufitar “Profesionistët e rinj për bashkëpunimin ndërkufitar” Gjakovë – Tropojë – Has – Prizren – Kukës.

Zelli, përkushtimi dhe dashuria për punën ishin karakteristika që të dalluan Ilirianë nga të gjithë tjerët në këtë proces. Ti dha më shumë se ç’kërkohej nga ty për këtë projekt. I dha jetë dhe këmbë projektit duke e kuptuar rëndësinë e integrimit Kosovë – Shqipëri.

Shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjen Perteshoni e cila humbi dy vajzat e saj, Ilirjanën dhe Dardanën, Partinë e Drejtësisë që humbi aktivisten e saj, Ministrinë e Mjedisit që humbi njeriun entuziast që i jep jetë dhe shpresë institucionit dhe gjithë farefisit, miqve dhe atyre që e njihnin.

Jeta dhe karriera e Ilirjanës dhe Dardanës u këputën në gjysmë pa e treguar deri në fund sa do të mund të arrinin në këtë botë.

Por, dashuria, energjia dhe entuziazmi me të cilin jetuan na jep kurajo t’i kujtojmë me krenari dhe të ju premtojmë se do të vazhdojmë aty ku e lanë në gjysmë punën që e deshën aq shumë.

Prehuni të qeta motra të dashura, e ne do të mbajmë kujtimin më të bukur që kemi për të dy lulet e këputura në gjysmë, Ilirjanën dhe Dardanën.

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori