Letër ish-të dashurave të të fejuarit tim: Faleminderit që e bëtë të vuajë, tani unë do bëj atë që ju nuk arritët dot
Postimi më i keq në Facebook? Për disa është letra e hapur e një vajze që iu drejtohet drejtpërdrejt ish-eve të të fejuarit të saj.
Një letër e hapur kushtuar ish-të dashurave të të dashurit, po çmend rrjetin dhe është bërë një fenomen që po përhapet me shpejtësi. Moda u shpik nga Stephanie Monique Solis, që ka shpërndarë në Instagram foton e të dashurit që i jep një puthje. Ajo shkruan pranë fotos dedikimin “vajzave që e lanë të ikte.” Dhe pastaj u dërgon një falenderim të veçantë isheve të tij që e kanë bërë të vuajë dhe e kanë nxjerrë nga jetët e tyre.
“Do bëj gjithçka që ato nuk arritën të bënin për të, siç është të jem gjithmonë me të, ta vendos në qendër të përparësive të mia, ta mos e bëj të ndihet sikur ai është thjesht një mundësi për mua. Unë e dua burrin që ti e more për të mirëqenë. Do bëj gjithçka për ta mbajtur pranë dhe me mua përgjithmonë. Unë do e dua për atë që ai është dhe do e mbështesë për gjithçka që do të jetë.”
Mesazhi i Stephanie-së mbyllet me një ftesë për të gjitha gratë për të publikuar një foto me të fejuarin, siç ka bërë ajo. Dhe shumë gra në Instagram dhe Facebook i janë përgjigjur thirrjes së saj.
Por mesazhi ka ngjallur edhe kritika. Dikush e ka quajtur si mesazhi më i shëmtuar në botë. Të tjerë e kanë akuzuar që ka krijuar një zinxhir “budalla dhe sikletosës”.
Ka pasur edhe të tjetë që e kanë marrë në mënyrë pozitive nismën e së resë së dashuruar: “Mendoj që ky është një mesazh dashurie për të dashurin tënd. Kush thotë të kundërtën është thjesht i trishtuar dhe i vetmuar.”
Mesazhi
“Vajzave që e lanë të ikte, ju faleminderit shumë. Faleminderit që dolët nga jeta e tij apo e latë atë të dilte nga juaja. Faleminderit që më dhatë mundësinë ta dua dhe të bëj gjërat që do e bënin të lumtur, për ta mbajtur atë. Faleminderit që e keni lënduar. Nëse nuk do e kishit bërë, ai nuk do e kishte mësuar çfarë vlen dhe si është kjo ndjenjë që kemi. Do bëj gjithçka që ju nuk arritët të bënit për të, si të jem aty për të, t’i jap përparësi, të mos e bëj të ndihet sikur është thjesht një mundësi. T’i jap kohë dhe vëmendje edhe kur nuk është duke e kërkuar. Unë do të kujdesem për burrin që ju nuk arritët ta vlerësonit, do ta dua burrin që e morët për të mirëqenë. Do bëj gjithçka që ai të qëndrojë me mua. Do e dua për atë që është dhe do e mbështes në gjithçka që ai do të bëjë. Do të jem partnerja që ju nuk u bëtë dot për të. Do të jem gruaja që nuk do të bëjë kurrë gabimet që bëtë ju. Nuk do e lë kurrë të ikë. Nëse e doni burrin tuaj ripostojeni këtë me një foto të ju të dyve.”
Huffpost.it
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShikojani burrit duart dhe kuptojeni nëse është duke ju tradhtuar
Anna Wintour me një fustan që femrat e adhurojnë, dizajni do të jetë hit gjatë ditëve të ngrohta
Flokët në kohë dimri
Bella Hadid shpallet personaliteti i njohur me më shumë stil nga revista GQ
Fëmija juaj belbëzon. Si mund ta ndihmoni?
Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe