LAJMI I FUNDIT:

Lesna MAX hapet me 16 Nëntor

Lesna MAX hapet me 16 Nëntor

Në suaza të qendrës TED Mall në magjistralen Prishtinë Fushë Kosovë, më datën 16 Nëntor, në ora 12:00, hapet showroomi ekskluziv i Lesna MAX, i pari e këtij lloji me ofertë gjithëpërfshirëse të mobileve dhe aksesorëve nga brendi i mirënjohur Lesnina, si dhe pajisjeve të ndryshme për shtëpi, objekte afariste dhe oborr.

Lesna MAX ofron spektër të gjerë të produkteve me çmimet më të mira në treg, njëkohësisht duke ofruar mundësi unike për blerje të produkteve me qëllim që të gjithë blerësit të shijojnë cilësinë dhe komforin e garantuar në suaza të buxhetit të tyre.

Të gjithë adhuruesit e mobileve dhe artikujve të kualitetit të lartë, tani më kanë një destinacion të ri ku mund të gjejnë gjithçka – deri në detajin e fundit me çmimet më të volitshme dhe kualitet superior.

Ju presin oferta marramendëse dhe mundësi për kredi deri në 10,000€ me 0% interes për 36 muaj nga NLB Banka.

Lesna MAX, Maximumi në shtëpinë tuaj.

Artikull i sponsorizuar