Leonora Jakupi publikon fotografi nga protesta për ish-krerët e UÇK-së

Foto: Facebook
Në Prishtinë është mbajtur Marshi "Drejtësi, jo politikë", në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.
Drejtësi po kërkohet për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.
Ky Marsh u organizua nga platforma "Liria ka emër", ku u mblodhën mijëra qytetarë në sheshet e Prishtinës.
Hapja e Marshit u bë nga reperi Lyrical Son me performancën e "Ushtria Çlirimtare".
Kanë interpretuar po ashtu edhe Ilir Shaqiri me djalin Korabin dhe nipin e tij.
Pati edhe performanca të tjera që sollën emocione dhe lot tek të pranishmit.
Pjesëmarrëse në protestë ka qenë edhe këngëtarja e njohur nga Drenica, Leonora Jakupi.
Me anë të një fotografie në rrjete sociale, artistja ka treguar mbështetje për ish-krerët që ndodhen në Hagë. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
9 hours ago
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals































































