LAJMI I FUNDIT:

Lenka dhe një jetë e varur nga metamfetamina

Lenka dhe një jetë e varur nga metamfetamina

Një portretizim intim i varësisë nga metamfetamina në Republikën e Çekisë – prodhuesin më të madh të kësaj substance në Evropë – përmes jetës së Lenkas e cila ka 20 vjet që është e varur nga kjo drogë.

Prindërit e moshuar të Lenkas mbështeten tek ajo kur është fjala për kujdes dhe për punët në tokën që kanë, ndërsa ajo mbështetet te droga për t’ia dalë mbanë me obligimet ndaj prindërve dhe shtëpisë. Përtej vështirësive të tilla, gjendja e saj rëndohet kur dileri nuk bëhet i qasshëm, gjë që e detyron të marrë disa vendime të dhimbshme: ta prodhojë drogën në shtëpi.


Çekia ka histori të gjatë dhe komplekse me këtë drogë që bëhet e njohur në vitet 1990.

Lenka është filmi diplome i regjisores Barbora Benesova, nga Shkolla Kombëtare e Filmit dhe Televizionit në Londër, Dega për Regji Dokumentarësh. Realizimi i saj është shpërndarë nga ditorja “Guardian”. /Telegrafi/

P.S. Paralajmërim: Dokumentari përdorë gjuhë dhe skena joadekuate për shumë shikues.