Lëngu i domates është i shëndetshëm, por nuk rekomandohet për të gjithë: Kush nuk duhet ta pijë?
Nuk është e lehtë të numërosh të gjitha përfitimet që ka lëngu i domates, kur bëhet fjalë për shëndetin
I freskët dhe pa aditivë, lëngu i domates është një burim i shkëlqyer i vitaminave A dhe C, kështu që ka një efekt të dobishëm në imunitetin, shëndetin e dhëmbëve dhe kockave. Është i pasur me vitaminë B6, e cila besohet se zbërthen homocisteinën, një aminoacid që dëmton enët e gjakut.
Lëngu i domates ul nivelin e kolesterolit të keq në gjak falë niacinës që përmban, përmirëson ngjyrën e lëkurës dhe stimulon tretjen, transmeton Telegrafi.
Nutricionistët këshillojnë se është më e shëndetshme kur përgatitet në shtëpi, sepse lëngu i blerë në dyqane mund të përmbajë sheqerna shtesë që reduktojnë vetitë e tij të dobishme.
“Ky është lëngu më i mirë për ushqimin e muskujve të zemrës, është i dobishëm për fëmijët, gratë dhe burrat e të gjitha moshave. Indeksi i ulët i glikemisë e vendos automatikisht lëngun e domates në listën e ushqimeve për diabetikët”, pohon nutricionistja Elena Moiseeva dhe thekson se përparësitë e tij janë përmbajtja e ulët kalorike dhe përmbajtja e lartë e kaliumit.
Megjithatë, në disa raste, lëngu i domates mund të bëjë më shumë dëm sesa dobi. Në veçanti, te pankreatiti akut dhe gastriti.
Përveç kësaj, konsumimi i ushqimeve me niseshte siç janë patatet, orizi dhe buka mund të çojnë në formimin e gurëve në veshka.
Në rastet kur nuk ka efekte anësore, është mirë që lëngu të pihet gjysmë ore para vaktit. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit