Marcelo ka pësuar një dëmtim në barazimin e Real Madridit me Villarrealin.

Mbrojtësi madrilen do të mungojë në dy ndeshjet ardhme të Realit.


Braziliani nuk do të jetë i gatshëm që të paraqitet kundër Las Palmas (La Liga) dhe Borussia Dortmundit (Liga e Kampionëve), transmeton Telegrafi.

Vlen të theksohet se futbollisti i vetëm që mund ta zëvendësonte ishte Fabio Coentrao, i cili është i lënduar që një kohë.

Pozitën e Marcelos mund ta mbulojë Dani Carvajal apo Danilo. /Telegrafi/

telegrafi sport app