LAJMI I FUNDIT:

Lëndohen dy persona gjatë një gare automobilistike në Shtime

Lëndohen dy persona gjatë një gare automobilistike në Shtime

Dy persona janë lënduar lehtë gjatë një gare “Off Road” në Shtime, pas rrokullisjes së një veture.

Shoferi 35-vjeçar dhe pasagjeri 23-vjeçar, të dy shtetas të Maqedonisë së Veriut, kanë marrë ndihmë mjekësore në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Shtime dhe më pas janë liruar.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.


“Sot rreth orës 13:25 kemi pranuar një informatë se gjatë garës me vetura në garën ”Off Road” në Shtime, dy persona (shoferi 35 vjeç dhe pasagjeri 23 vjeç) meshkuj, shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut kanë pësuar lëndime të lehta trupore, të cilët janë trajtuar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Shtime dhe janë liruar. Policia e stacionit në Shtime është duke trajtuar rastin”, tha Veseli.

Fatmirësisht, lëndimet janë raportuar të jenë të lehta dhe nuk ka pasur pasoja të tjera.

Gara e tipit “Off Road” në të cilën ndodhi incidenti tërhoqi vëmendjen për masat e sigurisë dhe organizimin./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Përfundon rinumërimi i 50 vendvotimeve – në mesditë nis rinumërimi i 1,631 fletëvotimeve nga votimi me postë

Përfundon rinumërimi i 50 vendvotimeve – në mesditë nis rinumërimi i 1,631 fletëvotimeve nga votimi me postë

Lajme
Miratohet nisma për shkëmbim të informacionit të klasifikuar mes Kosovës dhe Sllovenisë

Miratohet nisma për shkëmbim të informacionit të klasifikuar mes Kosovës dhe Sllovenisë

Lajme
“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Lajme
I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

Lajme
Kalo në kategori