LAJMI I FUNDIT:

Lëndimi i Joshuas, Eddie Hearn thotë se meçi ndaj Pulev nuk është në rrezik

Lëndimi i Joshuas, Eddie Hearn thotë se meçi ndaj Pulev nuk është në rrezik
(Foto: Twitter/Dan Frost)

Planet e Anthony Joshuas për t’u ndeshur me Kubrat Pulev në fund të këtij viti nuk janë në rrezik për shkak të lëndimit të gjurit – ka thënë Eddie Hearn.

Gjatë marshit në kuadër të fushatës ‘Black Lives Matter’ të shtunën, kampioni i unifikuar botëror i boksit kishte një mbrojtëse në gjurin e tij të majtë, pasi kishte ndier dhimbje gjatë stërvitjeve.

Mirëpo, në një prononcim për Sportsmail, promovuesi i tij ka thënë se lëndimi nuk është serioz dhe nuk do ta pengojë Joshuan që të ndeshet, edhe pse duhet të pushojë rreth katër javë.


https://www.instagram.com/p/CBGtOLSlpj1/

Hearn ka theksuar se meçi do të vazhdojë sipas planit dhe pritet të zhvillohet në tetor ose nëntor, varësisht nga gjendja me pandeminë, duke qenë se organizatorët shpresojnë që të ketë publik.

Anthony Joshua: Pandemia e racizmit ka dalë jashtë kontrollit
Lexo po ashtu Anthony Joshua: Pandemia e racizmit ka dalë jashtë kontrollit

Kampioni i botës në kategoritë e rënda IBF, WBA, WBO dhe IBO, duhej të ndeshej me sfiduesin e obliguar të IBF, Pulev, më 20 qershor në stadiumin e Tottenham Hotspur, por meçi është shtyrë si pasojë e krizës së coronavirusit (fillimisht për 25 korrik, ndërsa më pas për muajt e fundit të vitit).

Anthony Joshua, Eddie Hearn dhe Kubrat Pulev (Foto: Stu Forster/Getty Images/Guliver)

Lidhur me lëndimin, një zëdhënës i AJ ka deklaruar: “Anthony ka ndier një therje në gjurin e tij gjatë stërvitjeve. Mbrojtësja është një masë parandaluese me këshillë të fizioterapeutëve. Do të kontrollohet më tej nga mjekët, por aktualisht nuk ka ndonjë shqetësim”. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

La Liga
Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Serie A
Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Ligat tjera
Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Premier League
Kalo në kategori