LEN: BDI është në panik, biznesi i kazinove është arritja më e madhe e mandatit të tyre
Lidhja Europiane për Ndryshim në një kumtesë për media thotë se sot BDI e ka konfirmuar se është në panik të madh. Nga LEN thonë se “frika nga përgjegjësia penale dhe politike për krimin e kryer i bën ata të përpiqen me dëshpërim të heqin etiketën se janë bërë parti e kazinove”.
“Është ironike që Artan Grubi tenton ta paraqesë krimin e bizneseve të kazinove si triumf politik të BDI-së. Nuk ka turp më të madh për Ali Ahmetin kur hyrja e nëntokës mafioze serbe në RMV përmes online lojërave të fatit në internet falë kurbanit Përparim Bajrami, paraqitet si arritje kulminante politike. BDI ka prekur fundin, nga një parti që luftonte për të drejtat e popullit shqiptar u transformua në një shpërlarëse parash të pista”.
“Populli shqiptar e di se distanca prej 500 metrash nga institucionet arsimore është vetëm një hudhje hi syve për të fshehur dispozitat ligjore që duhet t’i mundësojnë Grubit të mbushë xhepat me para publike. Artan Grubi në 4 vitet e fundit ka shpenzuar 40 milionë euro për pajisjet VLT. Vetëm një ditë para formimit të Qeverisë Teknike, ai bleu pajisje VLT për 12 milionë euro. Në vend të librave për nxënësit, shkollave, klinikave, spitaleve, sallave sportive dhe objekteve tjera strategjike, paratë u shpenzuan për helmimin e fëmijëve dhe të rinjve tanë”, thuhet në njoftimin e LEN.
Gjithashtu më tej thonë se Artan Grubi do të mbahet mend që me nënshkrimin dhe vulën e tij hapi tre kompani të lojërave të fatit online në internet.
“Të rinjtë përmes celularëve bëhen viktima potenciale të lakmisë për para të kompanive të kazinove që janë partnere me BDI-në. Për të gjitha këto mëkate do të pasojë përgjegjësia politike dhe penale. Lidhja Europiane për Ndryshim pas 8 majit do të miratojë një ligj të ri që do të mbyllë të gjitha format e lojërave të fatit”, thonë nga LEN.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNjë tjetër fitore për Kosovën në Washington
Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë
Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin
AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”
Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës
Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?