LAJMI I FUNDIT:

Lëkura, leshi dhe liria

Lëkura, leshi dhe liria
Ilustrim

Pa lëkurë nuk ka liri. As pa lesh nuk ka liri. Po, as liri nuk ka pa lesh. Këto fjali kanë kuptim të “thellë”. Nëse nuk mëson diçka prej tyre, kot i ke lexuar.

Nuk bëhet Atdheu duke ikur, ashtu siç nuk do ta gjeni kurrë lirinë duke ikur. Atdheu bëhet vetëm duke mësuar e punuar këtu ku kemi lindur. Kot shohim ëndërr, kot lutemi, kot ikim nëse nuk punojmë. Nëse nuk fitojmë shprehi pune, asgjë nuk arrihet. Nga kjo ka dal fjalia tjetër: “Nuk mësonte dot as alfabetin, prandaj iku për lesh”! “Fitoi lesh nga azili”!


Kështu mund të thuhet për një njeri përtac, parazit, që nuk ia do shpirti as mësimin as punën.

Sa herë flasim, gjithçka ka kuptim të caktuar. Përshëndetja zakonisht ka vetëm një fjalë. Menjëherë pastaj vjen puna, prej të cilës jetojmë.

Nëpër biseda rasti, ndodhin mospajtime banale, për asgjë. Kështu doli fjalia: “U rrokën për lesh”, pra për asgjë. “U prishën për lesh”! “Prishen pazarin për lesh”!

Në rast se nuk kuptoni asgjë gjatë një bisede, me siguri pala tjetër nuk ka thënë asgjë, apo ju nuk keni kuptuar asgjë. Kur njeriu ikë nga ndonjë tryezë bisede, nga ligjërata apo nga ora e mësimit, diçka i mungon. Ai që ikë mund të ketë parë se aty nuk ka asgjë të dobishme, apo në rastin kur nuk kupton asgjë, serish ikë, për asgjë. “Ikë për lesh” ! Kështu doli fjalia e urtë: “Iku për lesh”, apo edhe “Shkoi për lesh”!

Edhe fjala liri ka lidhje të ngushtë me lëkurën. Kur ka lidhje me lëkurën, patjetër ka lidhje edhe me leshin. Mund të keni dëgjuar fjalinë: “Nuk mund të dal nga lëkura”! ose “Nuk dilet nga Lëkura”! “Ose i shkoi lëkura për lesh”! Kjo fjali përdorët në të gjitha format e mundshme. “Mos e ngushtoni njeriun se, nuk mund të dali nga lëkura”! “Kishte mbetur vetëm asht e lëkurë”! “Ia kishin rrjepë lëkurën”!

Njihen me mijëra lloje lëkurash. Shumë specie janë zhdukur nga njeriu për shkak të lëkurës së tyre të bukur e të shtrenjtë. Një Asnjë specie nuk rrezikon shfarosjen e tjetrës në atë masë siç e rrezikon njeriu çdo specie që ekziston në tokë.

Njeriu, me kohë pa leverdinë nga leshi. Dihet se leshi mbulon trupin e shumë gjallesave dhe jeta e tyre varet prej tij. Emri lesh hyri në përdorim që nga dita kur njeriu kuptoi nevojën e përdorimit të leshit. Njerëzit këtë fjalë e përdorin shumë herë si metaforë. Meqenëse leshi përdoret shumë në jetën e përditshme, edhe përdorimi i kësaj fjale u zgjerua duke marr kuptime nga më të ndryshmet.
Me kohë dolën edhe fjalë të urta, por edhe anekdota për leshin. Moti njihen fjalët e urta si: “Shkoi për lesh”! “Iku për lesh”! “Hundëleshi”! “Mos u zatetësh në hundëlesh”! “Ish zatetë në hundëlesh”! “Erdhi hundëleshi”! “Ish kap me hundëleshin”! “Ka hundëlesh mbi hundëlesh”!, “Mos u kap për leshi!”, “Ish kapë për leshi”, “Ish kapur për një qime leshi”! “Nuk të mban një qime leshi”! “E kishte bërë punën lesh arapi”! “Mos e bëj punën lesh”! “Mos i fut veshtë në lesh”! “I kishte shti veshtë në lesh”! “I kishte ra hise leshi”! Mori hise leshi”! “Nuk i ka goja lesh”! “Fol, mos ke lesh në gojë”! “Ia dha leshin”! “Lesh arapi”! “E bëri punën lesh”! “E beri lesh e li”!

Nëse rastësisht zbërthejmë çdo fjali të kësaj natyre, shohim sa i gjerë e i thellë është kuptimi që ruajnë brenda tyre.

Ka edhe gjëegjëza për leshin. Për shembull: “Dru mbi tokë e lesh mbi dru, mish mbi lesh e lesh mbi mish”! (Fëmija në djep, mbështjellë me struka)