LAJMI I FUNDIT:

Lekoviq: Gjendja e pacientëve nga Maqedonia të shtrirë në Serbi është e rëndë

Lekoviq: Gjendja e pacientëve nga Maqedonia të shtrirë në Serbi është e rëndë

Zëvendës shefi i Akademisë Mjekësore Ushtarake, Ivan Lekoviq, sot ka deklaruar se në këtë objekt shëndetësor janë transportuar gjashtë pacientë, ndërsa një pacient është shtruar në spitalin ushtarak në Nish dhe ka treguar se të gjithë janë në gjendje të rëndë dhe serioze.

“Të gjithë pacientët që janë pranuar në Akademinë Mjekësore Ushtarake janë të moshës më të re, nga viti 1998 deri në vitin 2007 dhe janë në reanimacion dhe gjendja e tyre është e rëndë dhe serioze. Ne morëm të gjitha masat intensive të trajtimit dhe përdorëm të gjitha burimet tona për të ndihmuar këta njerëz dhe për të ndihmuar popullin e Maqedonisë së Veriut”, tha Lekoviq.

Duke folur për procesin e lëndimit, ai theksoi se të gjithë pacientët ishin në gjendje shumë të rëndë.


Të gjitha lajmet nga tragjedia në Koçan
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga tragjedia në Koçan

“Përveç djegieve që kanë të gjithë, pacientët kanë edhe shenja dhe simptoma të helmimit nga tymi, si dhe dëmtime nga thithja, pra dëmtime të organeve të frymëmarrjes nga ajri i nxehtë dhe materialet nga zjarri. Trajtimi është afatgjatë, kërkon operacione të shumta, përfshirjen e shumë specialistëve të tjerë – pulmologë, kardiologë, neurologë, kirurgë plastikë”, tha Lekoviq.

Ai shtoi se të gjitha ndërhyrjet kirurgjikale kryhen në shumë akte dhe se do të duhet të bëhen prerje të caktuara, të eliminohen këto zona të dëmtuara dhe të mbulohen zonat e djegura me lloje të ndryshme transplantesh.

Ai tha se në Maqedoni kanë dërguar një ekip prej gjashtë anëtarësh, i përbërë nga dy kirurgë plastikë, dy anesteziolog dhe dy teknikë mjekësorë.

“Ata qëndruan në Shkup për të ndihmuar kolegët nga Maqedonia e Veriut në operacionin e pacientëve. Ata do të jenë atje për aq kohë sa të jetë e nevojshme”, theksoi Lekoviq./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Haradinaj: Nuk është krim që LDK të hyjë në koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj: Nuk është krim që LDK të hyjë në koalicion me Vetëvendosjen

Politikë
Gruaja gjendet e vdekur në banesën e saj në Zvicër, arrestohet si i dyshuar bashkëshorti nga Kosova

Gruaja gjendet e vdekur në banesën e saj në Zvicër, arrestohet si i dyshuar bashkëshorti nga Kosova

Kronika e Zezë
Rama i reagon Speciales që nuk lejoi Thaçin në varrimin e babait të tij: Gjykatë e turpshme

Rama i reagon Speciales që nuk lejoi Thaçin në varrimin e babait të tij: Gjykatë e turpshme

Lajme
Gjykata Speciale nuk lejon Hashim Thaçin të marrë pjesë në varrimin e babait

Gjykata Speciale nuk lejon Hashim Thaçin të marrë pjesë në varrimin e babait

Lajme
Grenell mbështet Ramën, riposton reagimin e tij kundër Gjykatës Speciale në rastin e Thaçit

Grenell mbështet Ramën, riposton reagimin e tij kundër Gjykatës Speciale në rastin e Thaçit

Lajme
Eksperti i kriminalistikës paralajmëron: Pranvera, sezoni i grabitjeve të armatosura në Kosovë

Eksperti i kriminalistikës paralajmëron: Pranvera, sezoni i grabitjeve të armatosura në Kosovë

Lajme
Kalo në kategori