LAJMI I FUNDIT:

Lekaj: Qeveria i ka votat për ta kaluar buxhetin, Rikalo shkarkohet nesër

Lekaj: Qeveria i ka votat për ta kaluar buxhetin, Rikalo shkarkohet nesër

Ministri i Infrastrukturës, njëherit nënkryetar i AAK-së, Pal Lekaj, në emisionin “Debat Plus” me Ermal Pandurin në  RTV Dukagjini, tha se Qeveria i ka votat për ta kaluar buxhetin në seancën e paraparë të mbahet të shtunën.

Lekaj pohoi se kushti që PSD e ka kërkuar për shkarkimin e Rikalos do të ndodh nesër (e shtunë).

“Fatbardhësisht do të kemi miratimin e buxhetit, votat janë të siguruara. Ligji për paga do të procedohet. Marrëveshja me PSD-në do të respektohet me përpikmëri, që mund të them që edhe shkarkimi i Rikalos do të ndodh.  E kam kolegë, por më vijë keq…”, theksoi  Lekaj.


Mes tjerash Lekaj tha se nuk ka përçarje brenda koalicionit dhe se koalicioni po i kalon ditët më të mira që nga fillimi.

“Koalicioni numëron ditët më të mira që I kanë pasur. Sot erdhi edhe vendimi se greva në arsim do të ndërpritet. Bashkarisht Kryeministri, Kryeparlamentari dhe z.Limaj dhe gjithë koalicioni janë dakorduar që nga e hëna të filloj mësimi. Kjo është një dëshmi dhe porosi për të gjithë ata që mendojnë se koalicioni po lëkundet që të shohin edhe marrëveshjen e sotme”, deklaroi Pal Lekaj.

Me tjerash në emisionin “Debat Plus” me Ermal Pandurin që do të transmetohet sonte nga ora 20:30 në RTV Dukagjini, për herë të parë u prezantua projekti i autostradës së Dukagjinit, puna e së cilës pritet të nisë në tetor të këtij viti ndërsa projekti në tërësi do të kushtojë rreth 1 miliard euro. / Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Kalo në kategori