LAJMI I FUNDIT:

Lekaj: Nuk pajtohemi me taksën në Rrugën e Kombit

Lekaj: Nuk pajtohemi me taksën në Rrugën e Kombit
????????????????????????????????????

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, priti në takim Ambasadorin e Kosovës në Shqipëri, Sylë Ukshini, ku ka folur rreth taksës rrugore për Rrugën e Kombit, taksë kjo, e cila është e papërballueshme për qytetarët dhe bizneset e Kosovës, të cilët kanë qarkullim të vazhdueshëm në Rrugën e Kombit.

Ministri Lekaj potencoi edhe një herë se nuk pajtohet me këtë taksë, pasi sipas tij, është e papërballueshme për standardin jetësor.


“Ne si Ministri e Infrastrukturës i kemi marrë me shqetësim gjitha ato ankesa të qytetarëve të Kosovës, sa i përket tarifës rrugore të autostradës së Kombit. Ajo që mund të them, është se ne nuk jemi njoftuar paraprakisht dhe as nuk jemi konsultuar me Qeverinë shqiptare për këtë rast nga Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Gjiknuri”, deklaroi Lekaj

Ndërsa ambasadori Ukshini e ka njoftuar ministrin Lekaj, lidhur me takimin e tij, me ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë Demian Gjiknuri, të cilit ia ka përcjell letrën, dhe i ka kërkuar një takim në kohën më të shkurtër të mundshme për t’i trajtuar këto gjëra. /Telegrafi/