Lekaj: Komisioni për matjen e territorit, marionetë e Isa Mustafës

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj ka thënë se komisioni për matjen e territorit ka qenë një marionetë e kryeministrit Mustafa.
Këto komente Lekaj i bëri përmes një postimi në Facebook, ku ka shtuar se ata janë kontraktuar për një punë të pistë prandaj e kanë prodhuar një rezultat të pistë.
Postimi i plotë:Komisioni marionetë e Isa Mustafes, Komisioni per matjen e territorit, prej fillimit ka qene nje marionete e Isa Mustafes, qe per detyre ka pasur legjitimimin e planeve te tij, per sakatosjen e territorit te Kosoves. Ata kane qene argatë të Isa Mustafës dhe e kanë kryer argatllekun e tyre. Krejt Kosova e din kete fakt. Kete e dijne edhe anetaret e ketij komisioni, e di edhe Isa Mustafa dhe e dini edhe ju mediat. Ata jane kontraktuar per nje pune te pistë dhe prandaj e kane prodhuar nje rezultat te pistë. Kisha dashte te them krejt kjo qofte ne ndergjegjen e tyre, por ata njerez nuk kane as ndergjegje! /Telegrafi/




















































