LAJMI I FUNDIT:

Lekaj ia “dorëzon” përgjegjësinë për lumin Lepenc, ministrit Matoshi

Lekaj ia “dorëzon” përgjegjësinë për lumin Lepenc, ministrit Matoshi

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj në emisionin “Zyra e Ankesave”, në RTV Dukagjini tregoi se sot do ia “dorëzoi” përgjegjësinë për lumin Lepenc ministrit të Mjedisit, Fatmir Matoshi, pas rehabilitimit të tij në kuadër të ndërtimit të autostradës “Arbën Xhaferi’.

Ministri Lekaj tha se është rregulluar shtrati i lumit me të gjithë infrastrukturën përcjellëse.


“Po gjithsesi. Edhe ministria e Infrastrukturës, do t’ia dorëzoj për mirëmbajtje ministrisë së Ambientit. Është rregulluar shtrati i lumit me të gjithë infrastrukturën përcjellëse. Pos lumenjve po kujdesemi edhe për rregullimin e urave”, ka thënë Lekaj.

Lekaj po ashtu tha se është një hapësirë atraktive dhe vendi me piktoresk në vend. /Telegrafi/