Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, priti sot ambasadorin e Maqedonisë në vendin tonë, Ilija Strasevski, me të cilin zhvilloi një bisedë miqësore e të përzemërt lidhur me çështjet që u përkasin të dy vendeve, në radhë të parë për fushat që janë kompetencë e Ministrisë së Infrastrukturës.
Ministri Lekaj tha se autostrada, e cila lidh Prishtinën me Shkupin, do të përfundojë në vitin 2018.
“Besoj se do t’ia dalim t’i riaktivizojmë hekurudhat me ndihmën e financimit nga BERZH-i. Këto do të kenë impakte pozitive për qytetarët e dy të vendeve, si në planin e lëvizjes së lirë, po ashtu edhe në transportin e mallrave, që do të ndikojë drejtpërsëdrejti në zhvillimin ekonomik të të dy vendeve”, tha ai.
Ndërkaq, ambasadori i Maqedonisë, Ilija Strashevski tha se Kosova dhe Maqedonia, si dy shtete fqinj, kanë pasur marrëdhënie të mira dhe se synim i përbashkët është integrimi në NATO dhe në Bashkimin Evropian.
“Sa i përket rrugës së pjesës së Maqedonisë, ne kemi mbetur që të ndërtojmë rrugën nga kufiri, pra nga Hanit i Elezit deri në unazën e Shkupit, që lidhet me qendrën e Shkupit, që ka gjithsej 13 km. Për momentin, për këtë pjesë është duke u punuar në pjesën e studimit të fizibilitetit, por do të ishte mirë që edhe linjat hekurudhore Kosovë-Maqedoni të përmirësohen, sepse do të ndikojnë në lehtësimin e lëvizjes së lirë të qytetarëve dhe transportit të mallrave, ku ne presim të nënshkruajmë marrëveshje bashkëpunimi në këtë drejtim”, tha Strashevski. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga 26 Qershori, PrishtinaTicket shton dhe një destinacion të ri!
Shijo detin e krejt stinëve në “Holiday In 2”
Nagip Krasniqi shkarkohet nga pozita e kryeshefit të KEK-ut
Nga pushimet e punëtorëve e deri tek menaxhimi i inventarit - përmes AveHR mund t’i digjitalizoni Burimet Njerëzore
Saktësi, efikasitet dhe rehati - Ultratingulli revolucionar SonoMax 9
Nesër mbahet shitja e 65-të aseteve e Agjencisë Kosovare të Privatizimit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia
"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal
"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert