Leka Zogu në spital në gjendje të rëndë

Mësohet se Leka Zogu i Parë u shtrua në reanimacionin e spitalit nr.5 në Tiranë, pasi kaloi një fibrilacion atrial.
Mjekët bënë të ditur se Leka Zogu u paraqit në urgjencë në gjendje kome, me temperaturë tepër të ulët, njofton Bw. Aktualisht pretendenti i fronit mbretëror është nën monitorimin e mjekëve të spitalit nr.5, të cilët po shqyrtojnë mundësinë e transportimit të tij jashtë Shqipërisë.
Mësohet se Zogu vuan prej kohësh nga vështirësi në rrugët e frymëmarrjes dhe nga anoreksia e theksuar. /BW/
Nga
Telegrafi
17/11/2011




































