LAJMI I FUNDIT:

Lejet e vozitjes të Maqedonisë do të vlejnë edhe në Kosovë

Lejet e vozitjes të Maqedonisë do të vlejnë edhe në Kosovë

Së shpejti leja e vozitjes së Maqedonisë do të vlejë edhe në Kosovë.

Qeveria e Maqedonisë në seancën e mbrëmshme e miratoi raportin për bisedimet e kryera me tekst të harmonizuar të marrëveshjes mes Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për pranim reciprok të lejeve të vozitjes, informoi zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnakovski në konferencën e sotme për shtyp, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Qeveria e caktoi Oliver Spasovski, ministrin e Punëve të Brendshme, që në emër të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, të nënshkruajë marrëveshjes mes Maqedonisë dhe Kosovës për pranim reciprok të lejeve të vozitjes”, thotë Boshnjakovski.

Kur do të kalojë e njëjta marrëveshje në të njëjtat procedura tek institucionet e Kosovës, pra kur do të miratohet nga Qeveria në Prishtinë dhe kur do të hyjë në fuqi, gjegjësisht lejet e vozitjes të dhëna në Kosovë do të jenë të pranuara plotësisht në Maqedoni, dhe anasjelltas./Telegrafi/