Një legjendë e Liverpoolit ka sugjeruar se Florian Wirtz, blerja e verës prej 116 milionë eurosh, mund të largohet nga klubi në formë huazimi në janar.

Shumë pritej nga mesfushori gjerman kur ai iu bashkua klubit për një shumë rekord në Premier League në atë kohë, një shifër që më pas u tejkalua nga transferimi i Alexander Isak.


Dhe në mesin e vështirësive të tij te “Të Kuqtë”, një legjendë e klubit mendon se një largim afatshkurtër për 22-vjeçarin mund të jetë i mundshëm.

Ish-mesfushori i Liverpoolit dhe ish-reprezentuesi gjerman, Didi Hamann, beson se kalimi i pjesës së dytë të sezonit te një klub tjetër mund të ishte i dobishëm për Wirtz.

Ai gjithashtu vuri në dyshim nëse lojtari ka fizikën e duhur për Ligën Premier.

Florian Wirtz

“A mund të largohet Florian Wirtz nga Liverpool në formë huazimi në janar? Po. Me gjithë ndihmën dhe mbrojtjen nga klubi dhe trajneri, nëse sjell dikë për atë shumë parash, atëherë ndoshta ai duhet të jetë ai që e kthen situatën, edhe pse është shumë i ri. Por nuk mendoj, me mënyrën si po luan aktualisht, se është i aftë ta bëjë këtë”.

“Kur e shikoj ndonjëherë, mendoj sikur ka humbur besimin, sepse kjo është Liga Premier. Kur humbet topin, duket sikur ritmi është më i shpejtë, kontakti më fizik, dhe sikur thotë: ‘Nuk jam i sigurt që kjo është për mua’”.

“Shpresoj të jem gabim, por kështu më duket. Dhe ndonjëherë, kur gjërat zgjasin shumë, është shumë e vështirë ta kthesh situatën në favorin tend”, ka deklaruar Hamann./Telegrafi/

telegrafi sport app