LAJMI I FUNDIT:

Legalizohen 57% e ndërtimeve pa leje në Veles

Legalizohen 57% e ndërtimeve pa leje në Veles

Legalizimi i ndërtimeve paleje në Komunën e Velesit për qytetarët është me rëndësi të madhe. Në Komunën e Velesit deri tani janë dorëzuar 9477 kërkesa për legalizim, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Prej tyre 7864 kërkesa janë dorëzuar në afatin e parë të legalizimit, ndërsa 1613 tjerat janë dorëzuar në afatin e dytë. Nga Komuna e Velesit thonë se po punojnë çdo ditë për zgjidhjen e këtyre lëndëve.


“Duke përfshirë edhe ditën e sotme janë dhënë 5350 leje për legalizim. Kjo praktikisht do të thotë se në Veles kemi 5350 objekte të ndërtuara me leje dhe pronarët e tyre tani kanë të drejtë ligjore për shfrytëzimin e pronave të tyre. Numrat tregojnë se 57% nga kërkesat për legalizim, tanimë kanë mbaruar”, thonë nga Komuna e Velesit.

Ata gjithashtu thonë se pas përfundimit të legalizimit do të vazhdohet në fazën e dytë, që është detajizimi i planeve urbanistike./Telegrafi/