Ledri publikon të tjera fotografi nga prapaskenat e klipit me Xhensilën - skena 'të nxehta' mes dyshes

Reperi i njohur shqiptar, Ledri Vula, ka publikuar së fundmi bashkëpunimin e shumëpritur me këngëtaren Xhensila Myrtezaj – një këngë verore e titulluar “Ma kthe”, e cila tashmë po bën jehonë në rrjetet sociale dhe në platformat muzikore.
Kënga, që i përket zhanrit RnB dhe hip-hop, është pritur mjaft mirë nga fansat e të dy artistëve, të cilët kanë komentuar pozitivisht për stilin e freskët dhe atmosferën verore që përcjell ky projekt muzikor.
Në qendër të vëmendjes është vënë edhe videoklipi i këngës, i cili përmban disa skena të nxehta dhe shumë të afërta mes Ledrit dhe Xhensilës. Dyshja shfaqen në momente intime që kanë ngritur diskutime në publik, por që gjithashtu kanë shtuar edhe më shumë kuriozitetin dhe interesimin për projektin.
Së fundmi, vetë Ledri ka ndarë me ndjekësit e tij në Instagram disa fotografi nga prapaskenat e xhirimeve, ku përfshihen edhe këto skena pikante që kanë tërhequr vëmendjen. Postimi është shoqëruar me komente entuziaste nga fansat, të cilët e kanë cilësuar këtë bashkëpunim si një nga më interesantët e këtij sezoni.
Ky projekt shënon një rikthim të fuqishëm për të dy artistët në skenën muzikore shqiptare, dhe një tjetër dëshmi se bashkëpunimet e guximshme artistike vazhdojnë të marrin vëmendje të madhe nga publiku. /Telegrafi/






























































