Ylli i Milanit, Rafael Leao, ka zbuluar se si iu ka treguar shokëve të skuadrës që ai merret edhe me muzikë.

Sulmuesi i madh performon nën emrin skenik ‘Way 45’, dhe ai regjistroi albumin e tij të dytë në studio.


Leoa ka dhënë një intervistë për një nga revistat më të njohura muzikore në botë, “Rolling Stone”, në të cilën ka folur për muzikën e tij.

"Muzika është pjesë e familjes sime. Daja im ishte DJ, babai im këngëtar, dhe muzika ime është hip-hop. Unë shprehem kështu sepse jam shumë i turpshëm, nuk i shfaq shpesh ndjenjat e mia”.

“Por unë mund ta bëjë këtë përmes muzikës. Temat për të cilat bëj rep janë kryesisht duke u rritur në një lagje të varfër në një qytet të vogël”.

“Disa nga shokët e mi dëgjuan këngët e mia. Disa qeshën, disa më mbështetën. Zlatan Ibrahimovic qeshi. Ai më tha të fokusohesha në futboll, jo muzikë”, ka thënë Leao.

leao 2

Leao ka shkëlqyer këtë sezon me  13 gola dhe 12 asistime, por mënyra se si luajti në nga ndeshjet më të rëndësishme të Ligës së Kampionëve ndaj Napolit është e frikshme. /Telegrafi/

telegrafi sport app