LAJMI I FUNDIT:

Le ta sqarojmë këtë: A duhet të urinoni, nëse keni vendosur tampon?

Le ta sqarojmë këtë: A duhet të urinoni, nëse keni vendosur tampon?

Mund të duket si një pyetje e sikletshme, por nuk jeni të vetmet që pyesni dhe është e rëndësishme të dini përgjigjen

Ka shumë udhëzime që duhen mbajtur mend kur përdorni tamponë – mos e mbani për shumë gjatë, hiqeni përpara se të bëni seks dhe sigurohuni që të ketë vetëm një në të njëjtën kohë.

Por ka edhe disa gjëra në lidhje me përdorimin e një tamponi për të cilat askush nuk flet – si urinimi me tampon brenda.


Më poshtë, Dr. Cindy Duke, një specialiste dhe virologe e fertilitetit zbërthen gjithçka që duhet të dini për urinimin me tampon.

Pra, a mund të urinoni me tampon?

Po, ju mund të urinoni me një tampon.

“Nuk ka shqetësime shëndetësore që lidhen me urinimin me një tampon të futur,” konfirmon Dr. Duke.

Ja një leksion i shpejtë i anatomisë: Gjaku i periodave dhe urina dalin nga dy vende të ndryshme. Ju futni tamponin në vagjinë, ndërsa urina del nga uretra – tubi që nxjerr urinën nga fshikëza jashtë trupit tonë. Uretra është një hapje e vogël afër majës së vulvës tuaj dhe hapja vagjinale është pikërisht poshtë kësaj. Pra, kur futet një tampon, ai nuk ndërhyn fare me rrjedhën e urinës.

Por ka një gjë të rëndësishme për t’u mbajtur mend: Gjithmonë pastrohuni nga para-mbrapa, pas urinimit, pavarësisht nëse keni ose jo tampon, për të parandaluar ose shmangur kalimin e baktereve të gjalla nga anusi ose vagjina në traktin urinar (ose uretrën).

A është sanitare të urinosh me tampon?

Është në rregull dhe krejtësisht e sigurt të urinosh me tampon.

Megjithatë, nëse nuk ju pëlqen ndjesia e lagësht, përpiquni ta mbani kordonin larg kur urinoni, në mënyrë që të mos laget. Ose, mund ta ndryshoni tamponin tuaj sa herë që shkoni në tualet nëse dëshironi, shkruan Anabel.

Sa shpesh duhet ta ndërroni tamponin?

Këshillohet që tamponi të ndërrohet çdo 4 deri në 8 orë.

Cilat janë mënyrat më të mira për të mbajtur tamponin tuaj të pastër?

Duart e pastra janë çelësi. Lani gjithmonë duart përpara se të vendosni një tampon. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Melania Trump shfaqet me një pamje të guximshme: Pantallona me lule dhe taka rozë në piknikun e Kongresit

Melania Trump shfaqet me një pamje të guximshme: Pantallona me lule dhe taka rozë në piknikun e Kongresit

Moda
Psikologu nga Kosova paralajmëron prindërit: Mos ua blini fëmijëve arushin Labubu

Psikologu nga Kosova paralajmëron prindërit: Mos ua blini fëmijëve arushin Labubu

Fëmija juaj
Pesha ideale për gratë 170 cm: Ja sa kilogramë duhet të keni në çdo dekadë

Pesha ideale për gratë 170 cm: Ja sa kilogramë duhet të keni në çdo dekadë

Kujdesi për lëkurën dhe trupin
Doni të fshehni flokët e rralluar? Këto dy modele bëjnë mrekulli

Doni të fshehni flokët e rralluar? Këto dy modele bëjnë mrekulli

Flokë dhe stil
Lërini fëmijët të luajnë vetëm jashtë: Pse është e rëndësishme të mos jenë gjithmonë nën mbikëqyrje

Lërini fëmijët të luajnë vetëm jashtë: Pse është e rëndësishme të mos jenë gjithmonë nën mbikëqyrje

Këshilla për prindër
Si ta zbulojmë dhe ta shërojmë inflamacionin e gjirit?

Si ta zbulojmë dhe ta shërojmë inflamacionin e gjirit?

Për nënat
Kalo në kategori