LAJMI I FUNDIT:

Le Maire: Lufta tregtare tashmë është realitet

Le Maire: Lufta tregtare tashmë është realitet

Lufta tregtare tashmë është realitet. Ky është mendimi i ministrit francez të Financave, Bruno Le Maire, në prag të samitit të ministrave të G20-së që mbahet në Argjentinë.

“Politika tregtare e tanishme amerikane për vendosjen e tarifave të njëanshme bazohet në ligjin e xhunglës. Ligji i xhunglës është humbës, do të dobësojë rritjen ekonomike, do të kërcënojë vendet më të brishta dhe do të ketë pasoja katastrofike politike”, tha Le Maire, përcjell Telegrafi.


Por, Sekretari amerikan i Thesarit, Steven Mnuchin, mbrojti tarifat dhe i kërkoi Bashkimit Evropian dhe Kinës që të hapnin tregjet e tyre për të lejuar konkurrencën e lirë.

BE-ja kërkon nga Kina, SHBA-ja dhe Rusia të parandalojnë konfliktet tregtare
Lexo po ashtu BE-ja kërkon nga Kina, SHBA-ja dhe Rusia të parandalojnë konfliktet tregtare

Javën e kaluar, Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, e përshkroi Bashkimin Evropian si një armik për tregtinë. Trump më vonë kërcënoi të vendoste tarifa për të gjitha 500 miliardë dollarë mallra kinezë që hynë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Bisedimet dy-ditore në Buenos Aires sjellin ministrat e financave dhe bankierët qendrorë të 20 vendeve më të mëdha të botës.