LAJMI I FUNDIT:

Le Maire: Gjermania t’i përmbush reformat ekonomike brenda BE-së

Le Maire: Gjermania t’i përmbush reformat ekonomike brenda BE-së

Ministri francez i Financave, Bruno Le Maire, ka kërkuar nga Gjermania që të vazhdojë me reformën e planifikuar në Bashkimin Evropian, duke paralajmëruar se më nuk mund të pritet dhe se qytetarët janë në prag të durimit.

Liderët e vendeve në muajin qershor 2018 u pajtuan që të krijojnë buxhet të Eurozonës me qëllim të rritjes së investimeve dhe përmirësimin e efikasitetit për shpëtimin e valutës të cilën e përdorin 19 vende, mirërpo qeveria gjermane e kancelares Angela Merkel që atëherë kryesisht ka qenë e preokupuar me probleme të brendshme politike.


Le Maire, në një edicion të së përditshmes gjermane “Sueddeutsche Zeitung”, ka thënë se premtimet duhet të përmbushen.

“Gjendja e brendshme politike në njërën anë ose në anën tjetër nuk duhet të përdoret si justifikim për shtyrjen e vendimeve urgjente të politikave evropiane”, tha La Maire. /Telegrafi/