LAJMI I FUNDIT:

“Le Figaro” fton lexuesit të vizitojnë Shqipërinë: Male, lugina dhe lumenj, natyrë e egër për aventura

“Le Figaro” fton lexuesit të vizitojnë Shqipërinë: Male, lugina dhe lumenj, natyrë e egër për aventura

“Male spektakolare, lugina të egra, lumenj të pazbutur. Në Shqipëri për një arratisje të egër.”

Me këtë titull, gazeta e njohur franceze “Le Figaro”  i ka kushtuar një reportazh të gjatë natyrës shqiptare dhe hapjes së saj për turistët e huaj.


Me një foto nga Parku Kombëtar i Luginës së Vjosës, gazetari francez Christophe Migeon, e quan atë një lumë të lirë dhe krenari të Shqipërisë.

Në reportazh theksohet se peripecitë e historisë shqiptare mbajtën një pjesë të madhe të vendit larg zhvillimit për gati gjysmë shekulli.

Sot Shqipëria, sipas “Le Figaro” po u hapet dalëngadalë udhëtimeve të ecjes në natyrë dhe aventurave.

Ajo që gazetarit francez i bën përshtypje është ruajtja ende e traditave vendase pavarësisht varfërisë dhe diktaturës së egër apo dhe modernizimit që erdhi pas hapjes me botën.

Shkrimi i prestigjiozes franceze është një ftesë për lexuesit e saj për të vizituar vendin tonë, jo vetëm për plazhet e bukur, por edhe për malet, njerëzit, kulturën dhe historinë.

Ishin mbi 126 mijë francezë që vizituan vendin në 2023 me një rritje të fortë prej 60% më shumë se një vit më parë.

Në vazhdën e jehonës që po bën turizmi shqiptar këtë fundjavë, vjen një shkrim edhe nga austriakja “Kronen Zeitung” e cila gjithashtu e konsideron vendin tonë një detinacion të ri në Mesdhe.

“Nëse kërkoni diçka ndryshe, nuk duhet të humbisni Shqipërinë si një alternativë në Mesdhe. Vendi ende i panjohur ballkanik është lehtësisht i arritshëm, dhe dukshëm më pak i mbushur me njerëz”, shkruan e përditshmja austriake.

Ajo veçon Rivierën shqiptare, por edhe qytete si Tirana, Durrësi, Berati dhe Kruja./TV Klan

Në trend Lajme

Më shumë
Aksident i rëndë trafiku në Prishtinë mes një veture dhe dy motoçikletave

Aksident i rëndë trafiku në Prishtinë mes një veture dhe dy motoçikletave

Kronika e Zezë
Martesa e dy vajzave në bashkinë e Tiranës, ligji shqiptar nuk lejon martesa të së njëjtës gjini, reagon Kisha Katolike

Martesa e dy vajzave në bashkinë e Tiranës, ligji shqiptar nuk lejon martesa të së njëjtës gjini, reagon Kisha Katolike

Lajme
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Lajme
Kasami: Deklarata të rrezikshme nga Ali Ahmeti, VLEN nuk është e interesuar për konflikte mes shqiptarëve

Kasami: Deklarata të rrezikshme nga Ali Ahmeti, VLEN nuk është e interesuar për konflikte mes shqiptarëve

Politikë
Tahiri: 30 maji është data e fundit që të shpërbëhet Kuvendi

Tahiri: 30 maji është data e fundit që të shpërbëhet Kuvendi

Lajme
Kusari - Lila: Nuk kemi kërkesë zyrtare për shpërberje të Kuvendit

Kusari - Lila: Nuk kemi kërkesë zyrtare për shpërberje të Kuvendit

Lajme
Kalo në kategori