LAJMI I FUNDIT:

LDK tregon arsyet e mospjesëmarrjes në seancën e Kuvendit të Prishtinës, fajëson LVV-në për këmbimin e pronës komunale

LDK tregon arsyet e mospjesëmarrjes në seancën e Kuvendit të Prishtinës, fajëson LVV-në për këmbimin e pronës komunale

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), i ka dërguar një letër Komunës së Prishtinës, përmes së cilës ka kërkuar që vendimi për këmbim të pronës komunale me pronën private të rishqyrtohet dhe të harmonizohet në pajtim me legjislacionin në fuqi.

Sipas ministrisë, kjo duhet të bëhet brenda afatit prej 30 ditësh.

Për shkak të këtij vendimi asamblistët e LDK-së nuk kanë marrë pjesë në mbledhjen e Kuvendit Komunal të Prishtinës.


Asambleistja e LDK-së Jeta Rafuna ka shkruar në Facebook se vendimi nga MAPL u ka ardhur 2 minuta para se të fillojë seanca.

“Ju njoftojmë se sot grupi ynë i asambelistëve, nuk ka marr pjesë në takimin e seancës së Kuvendit të Kryeqytetit, sepse vetëm dy minuta para se të hyjmë në seancë kemi pranuar shkresën e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal i cili e shfuqizon vlerësimin paraprak të nxjerr nga vet MAPL si dhe i rekomandon Kuvendit të Kryeqytetit që brenda afatit prej 30 ditëve të rishqyrtoj aktin”.

MAPL-ja i jep 30 ditë afat Komunës së Prishtinës që ta rishqyrtojë vendimin për këmbimin e pronave ( Dokument)
Lexo po ashtu MAPL-ja i jep 30 ditë afat Komunës së Prishtinës që ta rishqyrtojë vendimin për këmbimin e pronave ( Dokument)

Ajo thotë se pas pranimi të këtij vendimi do të bëhet analizimi

“Tash kur e kemi shkresën e MAPL-së, jemi duke e analizuar atë dhe pasiqë të kemi vlerësimin final, Grupi i asambleistëve të LDK-së në koordinim me ekzekutivin do ti marrim veprimet adekuate në pajtim me legjislacionin në fuqi”.

Rafuna thotë se LVV po tenton të fshehë të vërtetën pasi sipas saj këmbimi i pronave komunale ka ndodhur në kohën e  qeverisjes së tyre në Prishtinë.

“Zhurma e Lëvizjes Vetëvendosje nuk është asgjë tjetër veç një tendencë për të fshehur të vërtetën, sepse e vërteta, është që ky proces i këmbimit të pronës komunale ka ndodhur në qeverisjen e tyre në Prishtinë dhe në këtë situatë kemi ardhur si pasojë e tyre, duke përfshirë edhe vlerësimin e pronës komunale nga Ministria e Financave e udhëhequr nga Ministri i Lëvizjes Vetëvendosje”, ka shkruar Rafuna./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Drejtësi
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

Drejtësi
Ambasadori britanik ngushëllon për vdekjen e Bajram Qerkinit

Ambasadori britanik ngushëllon për vdekjen e Bajram Qerkinit

Lajme
KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

Politikë
Kurti uron Merzin për fitoren në Gjermani: Presim të thellojmë bashkëpunimin

Kurti uron Merzin për fitoren në Gjermani: Presim të thellojmë bashkëpunimin

Lajme
Kalo në kategori