LAJMI I FUNDIT:

LDK shpall zgjedhjet e brendshme, Abdixhiku: Ftoj secilin që ka ambicie të marrë pjesë

LDK shpall zgjedhjet e brendshme, Abdixhiku: Ftoj secilin që ka ambicie të marrë pjesë

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) i ka shpallur zgjedhjet e saja të brendshme. Këtë e bëri të ditur kryetari i partisë, Lumir Abdixhiku, i cili tha se kryesia ka votuar në mënyrë unanime për mbajtjen e tyre.

Propozimi pastaj sipas Abdixhikut, do t’i dërgohet Këshillit të Përgjithshëm, për formalizimin e mbajtjes së tyre.

“LDK ka marrë vendim në mënyrë unanime që t’i shpallë zgjedhjet e brendshme dhe që këtë propozim t’ia dërgojë këshillit të përgjithshëm, i cili do të mblidhet këtë të premte për t’i formalizuar zgjedhjet e brendshme”, thuhet në njoftim.


Ai bëri të ditur se zgjedhjet e brendshme pritet të fillojnë më një qershor të këtij viti.

Abdixhiku u bëri thirrje të gjithë anëtarëve të LDK-së që nëse kanë ambicie për kryetar të partisë të garojnë.

Vazhdojnë largimet, Faton Bislimi dorëhiqet nga kryesia e LDK-së
Lexo po ashtu Vazhdojnë largimet, Faton Bislimi dorëhiqet nga kryesia e LDK-së

“Ftoj secilin pjesëmarrës që ka ambicie, plan, ide të qarta, që ta shtrojë platformën në anëtarësi, dhe vendos tani anëtarësia”, tha ai.

Abdixhiku theksoi se brenda LDK-së nuk ka mospajtime, dhe se sipas tij, partia është më e bashkuar se kurrë.

“Nuk ka mospajtime brenda partisë, partia është më e bashkuar se kurrë, kryesia pa asnjë votë kundër ka votuar parimet që i kam prezantuar, janë të interesuar që të kemi një proces të hapur, që është më tepër mobilizues, për LDK-në është i rëndësishëm të ketë mobilizim”, deklaroi ai

Ai bëri të ditur se Këshillit të Përgjithshëm do t’ia paraqesë shtatë parime, një nga to është barazia gjinore, ku sipas tij, në çdo degë pozita e nënkryetarit të jetë e garantuar për një grua.

Në trend Lajme

Më shumë
Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Lajme
Fetoshi nga OCTOPUS: Nëse Kurti do sa më shpejt ta formojë qeverinë, e ka gati Limajn

Fetoshi nga OCTOPUS: Nëse Kurti do sa më shpejt ta formojë qeverinë, e ka gati Limajn

Lajme

"Sikurse ajo e Muzeut Kombëtar në Gdansk të Polonisë", dizajneri Komoni konteston origjinalitetin e logos fituese të Muzeut të Artit Bashkëkohor

Lajme
Gjetjet e Gjykatës së Apelit lidhur me prishjen e vendimit dënues në rastin e Pal Lekajt dhe të tjerëve

Gjetjet e Gjykatës së Apelit lidhur me prishjen e vendimit dënues në rastin e Pal Lekajt dhe të tjerëve

Drejtësi
Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet

Politikë
A i ra pishman AAK-ja për koalicionin me Nismën, Gjini: Nuk duhet ndryshuar fjalët e fushatës

A i ra pishman AAK-ja për koalicionin me Nismën, Gjini: Nuk duhet ndryshuar fjalët e fushatës

Politikë
Kalo në kategori