Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Faton Bislimi ka dhënë dorëheqje nga kryesia e kësaj partie.
Këtë e bëri të ditur Bislimi përmes një letër dorëheqje që ia ka dërguar kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Bislimi në letrën e tij të dorëheqjes ka shkruar se vendimi nuk ishte i lehtë, por siç tha ai një nga arsyet e dorëheqjes nga kryesia e LDK-së është përpjekja perfide për të forcuar pozitën personale dhe jo të partisë.
Ai po ashtu ka thënë se LDK-së nuk do t’i ndahet si dhe rugovizmi është fanari i tij.
Tutje Bislimi u shpreh se “Fatkeqësisht, kjo LDK që unë zgjedh dhe e dua – sepse besoj fuqishëm që i shërben vendit e kombit – vetëm sa po tkurret konceptualisht nën qasjen e kreut të tanishëm”.
Lexoni më poshtë letrën e plotë të Bislimit drejtuar kryetari të LDK-së:
“Dashnia e kontributi për vendin e interesin kombëtar kanë qenë dhe mbeten rruga ime e vetme e angazhimit politik. Rugovizmi si djathtizmi autentik kombëtar është fanari im. Kësaj rruge nën dritën e këtij fanari nuk do t’i ndahem.
Po ju shkruaj për t’ju njoftuar me vendimin tim për të dhënë dorëheqje nga Kryesia dhe Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së, efektivisht nga sot. Marrja e këtij vendimi nuk ishte aspak e lehtë! Por, në mes të heshtjes përballë injorimit të paarsyeshëm, personalizimit të skajshëm, dhe përpjekjes perfide për sforcim të pozitës personale e jo të partisë, kryesisht nga kreu i saj në njërën anë, dhe besimit të palëkundur për një LDK që i qëndron besnike vizionit rugovist, për një LDK që shpërfaqë e praktikon djathtizmit autentik kombëtar si dhe një LDK që e sheh secilin aktivist e aktiviste, të mëparshëm apo të tanishëm, si hisedarë e jo si shërbëtorë të partisë; unë zgjedh këtë të fundit. Zgjedh LDK-në e idealeve dhe pragmatizmit politik, jo atë të interesave personale e grupore; LDK-në e atyre që sakrifikuan e nuk u lodhën asnjëherë së punuari për liri, demokraci e pavarësi, jo atë të lartësimit të përfitueseve e tregtarëve politikë; LDK-në e vlerësimit dinjitoz të figurave themeltare e të të rënëve të saj, e jo atë të homazheve fallso para varreve të tyre; LDK-në e miqësisë permanente me SHBA-të, jo atë të thirrjes me zë të shterur në këtë miqësi vetëm për poena politikë; LDK-në e aktivistëve e kontributdhënësëve, jo atë të titullarëve! Për këtë LDK, qëndroj i palëkundur edhe tash e tutje!
Fatkeqësisht, kjo LDK që unë zgjedh dhe e dua – sepse besoj fuqishëm që i shërben vendit e kombit – vetëm sa po tkurret konceptualisht nën çasjen e kreut të tanishëm. Sikur shumë të tjerë, edhe unë personalisht kam qenë shpresë plot në këtë lidership; nuk e mohoj. Jam përpjekur të bëj punën time, kam shpreh shqetësimet në forumet e partisë (qoftë edhe në rastet e rralla që një mundësi e tillë na është dhënë). Moskonsiderata e personalizimi i skajshëm i udhëheqjes së partisë ka vazhduar. Jo më! Jo me mua, të paktën!
Data e sodit koincidon me Ditën e Presidentit, një celebrim demokratik që Presidenti Historik, Dr. Ibrahim Rugova, e kishte institucionalizuar. Është pikërisht kjo figurë emblematike e kombit tonë që më ka dhënë e vazhdon të më jep frymëzim për të ardhmen dhe politikën. Janë urtësia e vizioni i palëkundur politik që shpërfaqte Presidenti Rugova si virtyte të politikës që do duhej të lartësoheshin sot. Dhe, pikërisht, për ta bërë këtë, unë lirohem nga këto pozita partiake, ashtu që me secilin që beson në LDK-në autentike rugoviste, në vizionin djathtist kombëtar, bazuar në urtësi politike, të mund të punojmë bashkërisht për interesin e kauzën kombëtare, e jo për tekamendjet e dikujt që pozitën personale e sheh si qëllim politik e nënshtrimin e përdorimin oportunist të të tjerëve si virtyt politik.
Nga thellësia e zemrës falënderoj secilin aktivist e aktiviste të LDK-së, secilin anëtar besnik të LDK-së, e secilin votues anekënd Kosovës dhe nga mërgata jonë (të cilët janë gurthemel i shtetit tonë)! U jam përjetësisht mirënjohës për nderin jetësor që me keni dhënë të isha Deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës, si dhe Anëtar i KP dhe Kryesisë së LDK-së së fundi. Nuk ua harroj asnjëherë këtë besim dhe nuk po ndahem nga ju assesi. Andaj, me gjithë kapacitetin tim do vazhdoj angazhimin tim për kauzën tonë kombëtare, për idealet e ruajtjes dhe sforcimit të shtetit të Kosovës – sidomos në këtë kohë kritike për vendin – në bashkëpunim të ngushtë me miqët tanë të njëmendtë në Washington, DC. Përvoja ime në Capitol Hill tash e mbi dy dekada më ka mësuar shumëçka, por një është e veçantë (e thënë nga Presidenti Abraham Lincoln): “nuk mund t’i ikësh përgjegjësisë të së nesërmes duke i bishtruar asaj sot!”. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëKush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit