LAJMI I FUNDIT:

Abdixhiku pas takimit me Osmanin: ​LDK e propozon 31 tetorin si datë për zgjedhjet lokale

Abdixhiku pas takimit me Osmanin: ​LDK e propozon 31 tetorin si datë për zgjedhjet lokale

Lidhja Demokratike e Kosovës e do 31 tetorin si datë për zgjedhjet lokale.

Këtë e bëri të ditur kryetari Lumir Abdixhiku pas takimit konsultativ me presidenten Vjosa Osmani.

Abdixhiku e arsyetoi këtë kërkesë me përgatitjen sa më të mirë, për shkak të menaxhimit me pandeminë Covid-19, si procesin e vaksinimit dhe rimëkëmbjen ekonomike.

Megjithatë shtoi se çdo datë është e pranueshme për LDK-në, pasi sipas tij janë të përgatitur mirë.

“Ne jemi gati si LDK në çdo datë të mundshme për t’u futur në garë zgjedhore, por është rekomandim i yni që 31 tetori për shkak të organizimit më të mirë rreth zgjedhjeve, për shkak se Kosova është në pandemi dhe duhet të kalojë një kohë edhe për trajtimin dhe vaksinimin e rimëkëmbjen ekonomike. Por edhe çdo datë tjetër është e pranueshme për LDK-në. Ne i propozuam dhe i kërkuam presidentes që 31 tetorin ta shpall ditë të zgjedhjeve lokale”, tha ai.

Kurti takohet me Osmanin, kërkon që zgjedhjet lokale të mbahen sa më parë
Lexo po ashtu Kurti takohet me Osmanin, kërkon që zgjedhjet lokale të mbahen sa më parë

I pyetur për rezultatin e mundshëm të LDK-së në zgjedhjet lokale, Abdixhiku tha se po punojnë shumë për një rimëkëmbje të LDK-së.

Tha se i kanë hapur dyert për rininë dhe të gjithë ata që dëshirojnë të jenë pjesë e LDK-së.

“Në zgjedhjet nacionale është e vërtetë që s’kemi dal mirë. Prej datës së zgjedhjeve nacionale deri më sot e në katër muajt e ardhshëm do të bëjmë reforma substanciale për të kthyer besimin e qytetarëve në LDK. Jam jashtëzakonisht optimist që rezultati i zgjedhjeve të tetorit do të jetë rezultat që i jep diferencën dhe rikthimin e LDK-së. Por puna vazhdon edhe më tutje pas zgjedhjeve lokale. Po i bëjmë vlerësimet në degë, po i bëjmë kandidaturat publike shumë më herët sesa zakonisht. Po i hapim dyert për të rinjtë dhe të vullnetit të mirë që duan të angazhohen në LDK, po u japim mundësi grave, të rinjve e të rejave. Do të dalim me program të mirë. I kemi komunat aktuale që janë duke e bërë punën shkëlqyeshëm, prandaj jam i bindur se qytetarët i kanë zgjedhjet lokale të parapërcaktuara”, tha ai.

PDK propozon 31 tetorin për mbajtjen e zgjedhjeve lokale, Hoxhaj: Ende nuk ka vendim për kandidaturën e Uran Ismailit
Lexo po ashtu PDK propozon 31 tetorin për mbajtjen e zgjedhjeve lokale, Hoxhaj: Ende nuk ka vendim për kandidaturën e Uran Ismailit

Abdixhiku pati edhe një kërkesë për kryeministrin Albin Kurti.

“Unë pres nga kryeministri ta bëjë të qartë në formë të shkruar pozicioni e tij rreth dialogut. Tani është kryeministër i Qeverisë, ka shumicën parlamentare, ka çdo mundësi që ta shtrojë agjendën e vet në dialog dhe kështu duhet të bëjë. Ne si opozitë do t’i kërkojmë raportim siç e do rendi demokratik në parlament dhe pres që një gjë të tillë ta bëjë”, tha ai.

Osmani gjatë ditës ka takuar edhe liderët tjerë partiakë për t’u konsultuar rreth datës së zgjedhjeve lokale.

Në trend Lajme

Më shumë
Perandoria e shantazhit dhe shkatërrimi i grupit 'AlbKings' - si publikoheshin foto e video nudo të vajzave shqiptare

Perandoria e shantazhit dhe shkatërrimi i grupit 'AlbKings' - si publikoheshin foto e video nudo të vajzave shqiptare

Drejtësi
Ardita Sinani shpall fitoren në Preshevë, Fronti për Ndryshim fiton Bujanocin

Ardita Sinani shpall fitoren në Preshevë, Fronti për Ndryshim fiton Bujanocin

Lugina
Përplasja në distancë e Gërvalles me Presidenten, MPJD thyen heshtjen

Përplasja në distancë e Gërvalles me Presidenten, MPJD thyen heshtjen

Politikë
Zbardhet fjalimi i Pjetër Shalës në Hagë: Unë nuk e di për çka duhet të paguaj, m’u shkatërrua jeta!

Zbardhet fjalimi i Pjetër Shalës në Hagë: Unë nuk e di për çka duhet të paguaj, m’u shkatërrua jeta!

Drejtësi
Rrëfimi i nënës së 7-vjeçares së rrëmbyer para 32 vitesh: Shpresoj ta kenë birësuar, jo t’i kenë shitur organet

Rrëfimi i nënës së 7-vjeçares së rrëmbyer para 32 vitesh: Shpresoj ta kenë birësuar, jo t’i kenë shitur organet

Lajme
“I kemi hyrë në borxh”, ish-kryeministri britanik Tony Blair me statujë në Ferizaj

“I kemi hyrë në borxh”, ish-kryeministri britanik Tony Blair me statujë në Ferizaj

Komunat
Kalo në kategori