LAJMI I FUNDIT:

LDK përkujton veprimtarin Haki Imeri në përvjetorin e vrasjes

LDK përkujton veprimtarin Haki Imeri në përvjetorin e vrasjes

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka përkujtuar veprimtarin e LDK-së, anëtarin e kryesisë së LDK-së në Skenderaj, Haki Imerin.

“Haki Imeri ishte një prej veprimtarëve i cili dha kontribut për çështjet kombëtare por gjithashtu si njohës i shumë gjuhëve të huaja, drejtpërdrejt raportoi në demaskimin e propagandës serbe anti-shqiptare, para mediave ndërkombëtare. Hakiu dha kontribut të veçantë në shtyllën e arsimit shqip dhe në pajtimin e gjaqeve bashkë me shumë intelektualë, ndër ta Anton Çetën dhe Idriz Rrecin”, thuhet në një komunikatë për media.


Më tutje thuhet se Lidhja Demokratike e Kosovës do t’u jetë mirënjohëse të gjithë aktivistëve të cilën në rrethana dhe kohëra të vështira dhanë kontribut për Kosovën