LAJMI I FUNDIT:
Mitrovica 19° clearsky_night

LDK në Mitrovicë propozon Gëzim Plakollin kandidat për kryetar komune

LDK në Mitrovicë propozon Gëzim Plakollin kandidat për kryetar komune

Në mbledhjen e fundit të Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Dega në Mitrovicë, është propozuar zyrtarisht Gëzim Plakolli si kandidat për kryetar të Komunës së Mitrovicës.

Në një njoftim zyrtar, dega e LDK-së në Mitrovicë ka bërë të ditur se ky vendim është marrë me konsensus të plotë, duke e cilësuar Plakollin si figurë me përvojë, angazhim dhe vizion të qartë për të udhëhequr qytetin drejt zhvillimit.

“Me këtë vendim, dega e LDK-së në Mitrovicë konfirmon besimin e plotë në përvojën, angazhimin dhe vizionin e z. Plakolli për të udhëhequr Mitrovicën drejt zhvillimit dhe ndryshimit të shumëpritur”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga partia.


Propozimi i Plakollit vjen në prag të përgatitjeve për zgjedhjet lokale, teksa partitë politike kanë filluar shpalosjen e kandidaturave./Telegrafi/