LAJMI I FUNDIT:

LDK kritikon Shpend Ahmetin për rritje të administratës

LDK kritikon Shpend Ahmetin për rritje të administratës

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka mbajtur konferencë për media ku Arban Abrashi ka hedhur kritika për udhëheqjen e kryeqytetit nga kryetari i Partisë Socialdemokrate, Shpend Ahmeti.

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka mbajtur konferencë për media ku Arban Abrashi ka hedhur kritika për udhëheqjen e kryeqytetit nga kryetari i Partisë Socialdemokrate, Shpend Ahmeti.

Abrashi ka treguar se do të mbajnë konferenca të rregullta mujore lidhur me punën në Komunën e Prishtinës. Ai tutje ka thënë se ajo që po ndodh tani në kryeqytet, është një fatkeqësi.


“Që të shpjegohet se çka po ndodh sa u përket projekteve zhvillimore në Prishtinë, nga 107 projekte të parapara sipas planit të prokurorimit plani të cilin vet e ka hartuar komuna e Prishtinës, dhe kryetari i komunës, deri në maj janë publikuar vetëm 66 projekte, që paraqesin në procedurë prej 61 për qind të kontratave të parapara.

Kjo është shumë pak, sepse të gjithë ata që punojnë në qeverisje me administratë e dinë që projektet duhet të paraqiten, të publikohen, realisht të nënshkruhen kontratat deri në periudhën maj-qershor, në mënyrë që të realizohen projektet deri në fund të vitit. Prandaj edhe ky 61 për qind i projekteve të cilat që janë nënshkruar deri në maj paraqet edhe rrezikon që të dështojë, sepse edhe ka ankesa dhe ka procedura të tjera me të cilat ballafaqohet administrata”, u shpreh ai.

Abrashi ka hedhur kritika edhe për drejtoritë e shtuara nga Ahmeti.

“Në javët e fundit kemi parë një rritje të administratës së komunës së Prishtinës, edhe me tri drejtori të reja tjera, që paraqet edhe një ngulfatje më të madhe, edhe për buxhetin edhe për qytetarët, edhe për vet administratën në Prishtinë, sot për sot komuna e Prishtinës ka më së shumti drejtori në tërë Kosovën, derisa është proklamu për efikasitet, për shërbime më të mira ndaj qytetarëve, sot kemi një administratë të tej ngulfatur, me numrin më të madh të drejtorive, në të gjitha komunat në Kosovë”, tha ai.

Ulja e të hyrave, rritja e shpenzimeve, vetura me qira, mos realizimi i projekteve kapitale, janë përmendur si dëshmi nga LDK-ja, se qeverisja e Prishtinës ka degraduar skajshmërisht dhe nuk ka shpresë për lëvizje pozitive në të ardhmen. /KP/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria merr vendim, pronat e Agjencisë së Pyjeve të Kosovës i jepen në shfrytëzim Ministrisë së Mbrojtjes

Qeveria merr vendim, pronat e Agjencisë së Pyjeve të Kosovës i jepen në shfrytëzim Ministrisë së Mbrojtjes

Lajme
Dy gra në Kaçanik raportojnë se janë dhunuar nga i njëjti person, arrestohet i dyshuari

Dy gra në Kaçanik raportojnë se janë dhunuar nga i njëjti person, arrestohet i dyshuari

Kronika e Zezë
“Bon Vivant 2”, Andi Pajaziti lirohet nga akuza për vrasje, dënohet me dy vjet burgim për armëmbajtje pa leje

“Bon Vivant 2”, Andi Pajaziti lirohet nga akuza për vrasje, dënohet me dy vjet burgim për armëmbajtje pa leje

Lajme
Një grua humbi jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë, Policia po heton rastin

Një grua humbi jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë, Policia po heton rastin

Kronika e Zezë
Lëndohen katër policë në Gjilan, i dyshuari nuk iu ndal Policisë dhe gjatë ikjes goditi disa herë veturën policore

Lëndohen katër policë në Gjilan, i dyshuari nuk iu ndal Policisë dhe gjatë ikjes goditi disa herë veturën policore

Kronika e Zezë
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Politikë
Kalo në kategori