LAJMI I FUNDIT:
Prizreni 18° fair_night

LDK-ja në Prizren konsideron se punimet në qendër po kanë efekt negativ te bizneset

LDK-ja në Prizren konsideron se punimet në qendër po kanë efekt negativ te bizneset

Dega e LDK-së në Prizren përmes një reagimi ka shprehur shqetësimin për ndikimin negativ të punimeve infrastrukturore në qendër të qytetit tek bizneset që veprojnë në këtë zonë.

Ky subjekt politik ka shprehur qëndrimin se punët e papërfunduara dhe keqqeverisja e Prizrenit kanë detyruar shumë biznese të mbyllen, raporton Telegrafi.

Dega e LDK-së në Prizren përmes publikimit të disa fotografive të gjendjes aktuale në rrugicat e qendrës ka pretenduar se qeverisja lokale ka vështirësuar operimin e bizneseve të vogla.


“Këto pamje nuk janë në periferi të qytetit, janë në qendër të qytetit, në Shadërvan. Pamje të tilla kemi gati në çdo rrugicë të Shadërvanit, me mbishkrime në dyer “lokali jepet me qira”. Krejt kjo gjendje shkaku i punëve të papërfunduara me muaj të tërë”, thuhet në reagimin e këtij subjekti politik.

Në të njëjtën kohë është theksuar se LDK-ja është e shqetësuar me “mbytjen” që ky pushtet po i bën bizneseve në zonën historike të Prizrenit.

“Ky pushtet përveç nepotizmit, keqpërdorimit të parasë publike, punëve të dobëta dhe pa cilësi nuk e ka idenë si qeveriset me Prizrenit dhe të jetë krah bizneseve. Këtë model qeverisës nuk e meriton qytetari i Prizrenit por as bizneset të cilat po injorohen nga ky pushtet”, thuhet në reagimin e Zyrës për Informim të degës së LDK-së.

Për dallim prej këtij subjekti politik, kryetari i Komunës, Shaqir Totaj ka vlerësuar se punimet po zhvillohen me dinamikën e paraparë dhe se përfundimi i tyre do të ofrojë një pamje meritore për qendrën historike, raporton Telegrafi.

“Së bashku me kolegët e ekzekutivit, vizituam sot vend punishten në pjesën e epërme të sheshit “Shatërvan”, të cilat punime po avancojnë me dinamikën e paraparë dhe së shpejti ky shesh do të ofrojë një ambient të bukur dhe modern, siç e meriton qendra e Prizrenit”, është shprehur Totaj në rrjetet sociale. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Plagosje me armë zjarri në Mitrovicë

Plagosje me armë zjarri në Mitrovicë

Kronika e Zezë

"Paraqitja e parë publike": Vëllai i Michael Schumacher jep përditësimin shëndetësor të legjendës së F1

Formula 1
Barcelona e shqetësuar me atë çfarë po i ndodh Vitor Roques te Betisi

Barcelona e shqetësuar me atë çfarë po i ndodh Vitor Roques te Betisi

La Liga
Evra sugjeron klubin e ardhshëm të Pogbës pasi kontrata e tij tek Juventusi do të ndërpritet

Evra sugjeron klubin e ardhshëm të Pogbës pasi kontrata e tij tek Juventusi do të ndërpritet

Ndërkombëtare
Lista e Kosovës për ndeshjet e tetorit pëson ndryshime - Foda ndryshon pozicionin e dy mesfushorëve

Lista e Kosovës për ndeshjet e tetorit pëson ndryshime - Foda ndryshon pozicionin e dy mesfushorëve

Përfaqësuesja e Kosovës
E bëjnë sërish rusët, rrëzojnë aeroplanin e tyre luftarak me raketën që e lansuan

E bëjnë sërish rusët, rrëzojnë aeroplanin e tyre luftarak me raketën që e lansuan

Evropa
Kalo në kategori