LAJMI I FUNDIT:

LDK-ja kërkon pezullimin e vendimit për ngritjen e çmimit të tatimit në pronë: Qytetarët po ngarkohen në kohën e krizës ekonomike

LDK-ja kërkon pezullimin e vendimit për ngritjen e çmimit të tatimit në pronë: Qytetarët po ngarkohen në kohën e krizës ekonomike

Lidhje Demokratike e Kosovës (LDK) me anë të një reagimi ka kërkuar që Ministria e Financave të pezullojë vendimin për ngritjen e çmimit të tatimit në pronë.

Reklama

Sipas LDK-së, kjo rritje e çmimeve është barrë për qytetarët në këtë kohë të krizës ekonomike.

“Qeveria e paaftë ka filluar vitin e ri edhe me një rritje të ngarkesës tatimore për qytetarët e Kosovës. Kjo është edhe një godite tjetër ndaj papërballueshmërisë në kohën kur kosto e rritjes së çmimeve dhe kosto e jetesës ka arritur nivele rekorde në vend”, thekson LDK-ja.

Tutje thuhet se vendimet pa koordinim të MF-së janë papërgjegjësi.

“Për shkak të rritjes së barrës tatimore – si rezultat i rritjes së vlerësimit të pronave nga Ministria e Financave – qytetarët e Kosovës kanë filluar të pranojnë faturat e tatimit në pronë me rritje deri në dyfishim. Kjo ngarkesë shtesë, në kohë të krizës së çmimeve, është e papranueshme dhe e patolerueshme. Vendimet e Ministrisë pa koordinim, janë papërgjegjësi”, vijon reagimi.

LDK-ja pohon se në këtë kohë kur ka rritje enorme të inflacionit, ky veprim është i papërgjegjshëm i pushtetit karshi qytetarit.

“Me këtë shkallë enorme të inflacionit, në mungesë të rritjes së ardhurave, në rëndesë ekonomike, kjo politikë e Qeverisë na shpërfaqet si një tjetër dështim i madh. Në kohë të papërballueshmërisë, ky është një veprim tjetër i papërgjegjshëm i pushtetit që tashmë veçse është larguar nga qytetari”, pohon LDK.

Rritja e tatimit në pronë, reagojnë komunat: Ministria e Financave përgjegjëse
Lexo po ashtu Rritja e tatimit në pronë, reagojnë komunat: Ministria e Financave përgjegjëse

Në fund, LDK-ja kërkon nga Qeveria e Kosovës që të gjenden mundësitë ligjore për ta pezulluar këtë vendim.

“LDK kërkon nga Qeveria e Kosovës që urgjentisht të rishikoj të gjitha mundësitë ligjore për të pezulluar rivlerësimin e tatimit në pronë për vitin 2023, duke mos lejuar rritjen e ngarkesës tatimore në pronë për qytetarët e Kosovës. Gjithashtu Ministria e Financave sa më shpejtë ta dërgojë ligjin e ri për tatimin në pronë në Kuvend në mënyrë që t’iu mundësohet komunave ulja e pragut të normës tatimore”, përfundon reagimi. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
S’ka askund si zbritjet e maraklive n’BAU Market

S’ka askund si zbritjet e maraklive n’BAU Market

Bau Market
Edicioni i parë i “Digital Transformation – The future of Work” vjen në Prishtinë

Edicioni i parë i “Digital Transformation – The future of Work” vjen në Prishtinë

Ekonomi
Javë e çmendur në VITALAND – 300 dhurata FALAS e shumë aktivitete nga 1 deri me 7 qershor!

Javë e çmendur në VITALAND – 300 dhurata FALAS e shumë aktivitete nga 1 deri me 7 qershor!

Vitaland
CINESTAR MEGAPLEX nga 2 deri me 4 qershor ka mega ofertë 1+1 GRATIS!

CINESTAR MEGAPLEX nga 2 deri me 4 qershor ka mega ofertë 1+1 GRATIS!

Cinestar
Banorët flasin për Pozhegu Brothers: Profesionalizëm, komunikim dhe ndjeshmëri ndaj klientëve

Banorët flasin për Pozhegu Brothers: Profesionalizëm, komunikim dhe ndjeshmëri ndaj klientëve

Pozhegu Brothers
Transfero studimet në Universum dhe merr diplomë të fuqizuar nga Universiteti më i madh në SHBA!

Transfero studimet në Universum dhe merr diplomë të fuqizuar nga Universiteti më i madh në SHBA!

Kolegji Universum
Kalo në kategori