LAJMI I FUNDIT:

LDK-ja e ka kryetarin, por duhet ta ndërrojë atë

Që nga paraqitja në opinionin publik e Ukë Rugovës, djalit të Presidentit Rugova, dhe deklarimit të tij se do të angazhohet politikisht në Lidhjen Demokratike të Kosovës, si dhe me deklarimin e ish-kryeministrit Bujar Bukoshi se ai do t’i rreket garës për kryetar të LDK-së, një varg anëtarësh të kryesisë së kësaj partie dolën njëri pas tjetrit, servilisht, dhe deklaruan se LDK-ja e paska kryetarin dhe liderin dhe se zgjedhjet në parti që do të fillojnë në shtator, nuk e paskan synim zgjedhjen e kreytarit, sepse ai veç na qenka, pra kryetari aktual, “i ngriri” Fatmir Sejdiu, i cili e mban edhe postin e Presidentit. Poashtu, krerë të lartë të kësaj partie (Sejdiu, Kryeziu e Manaj) e pritën me shumë përçmim vendimin e Ukë Rugovës për t’u angazhuar në LDK përmes këtij procesi zgjedhor, duke e konsideruar ardhjen e tij si ardhjen e çdo individi që ka moshën madhore (Sejdiu e Kryeziu) apo se Uka duhet të ketë kujdes që të mos e koritë babën (sipas Manajt), duke e kualifikuar si koritje ndaj Ibrahim Rugovës çdo angazhim të Ukës kundër Sejdiut dhe klikës së tij. Pra sipas tyre, Uka nuk bën të kandidojë për kryetar të partisë apo nuk bën t’a mbështesë Bujar Bukoshin, Isa Mustafën apo dikë tjetër për kryetar, sepse LDK-ja e paska kryetarin dhe liderin, pra Fatmir Sejdiun.

Se LDK-ja e ka kryetarin dhe se kryetari i saj është Fatmir Sejdiu, këtë s’po e konteston askush, por se ky kryetar duhet ndërruar në këto zgjedhje partiake, kjo është e domosdoshme. Mos-zgjedhja e Sejdiut sërish kryetar i LDK-së është një dmosdoshmëri kushtetuese, politike e strategjike. Sejdiu është në procedurë gjyqësore në Gjykatën Kushtetuese për shkeljen e kushtetutës nga ana e tij, si pasojë e të qenit edhe President i Kosovës edhe kryetar i një partie. Nuk është serioze për një president, aq më pak jurist me profesion, të thotë që e ka ngrirë funksionin e kryetarit të partisë, pra se s’po e shkel Kushtetutën. Ngrirja dhe shkrirja nuk janë kategori juridike dhe Gjykata Kushtetuese nuk merr në shqyrtim procese të tilla “ngrirëse” a “shkrirëse”, qoftë edhe politike. Kjo gjykatë merr në shqyrtim çështje që kanë të bëjnë me legalitetin dhe kushtetutshmërinë e veprimeve dhe mos-veprimeve të subjekteve që janë objekt i saj i trajtimit, pra funksionimin sipas kushtetutes të institucioneve të shtetit. Pra, Gjykata Kushtetuese do t’a nxjerr presidentin Sejdiu si shkelës të Kushtetutës së Kosovës, jo pse ai e ka ngrirë apo e ka shkrirë veprimtarinë e tij ekzekutive si kryetar i LDK-së, por se ai juridikisht/legalisht është kryetar i kësaj partie, pra statuti i LDK-së e ngarkon Sejdiun juridikisht me veprimtari politike ekzekutive, gjë të cilën kushtetuta ia ndalon presidentit (Sejdiut), pa marrë parasysh a i ushtron ai praktikisht këto veprimtari (të cilat mirëfilli dihet se edhe i ushtron). Kjo është një arsye shumë substanciale që Fatmir Sejdiu megjithëse është kryetar i LDK-së, nuk do të duhej të ishte dhe nuk do të mund të jetë nëse vazhdon që legalisht t’a ushtroj edhe detyrën e presidentit të vendit.


Edhe po të jap dorëheqje apo të shkarkohet (për shkelje te kushtetutës) nga posti i presidentit, Sjediu s’do të duhej të ri-zgjedhej kryetar i LDK-së për faktin se nën udhëheqjen e tij LDK-ja ka shënuar rekordet e rënies elektorale dhe politike, si pasojë e veprimeve të tij përçarëse dhe shkatrruese për këtë parti. Nën udhëheqjen e Sejdiut (edhe përmes Kryeziut) LDK-ja ka devijuar nga filozofia politike e Rugovës (Rugovizmi), duke i zvetnuar parimet nacionale/shqiptare të shtetit të Kosovës dhe duke ndërtuar një shtet që nuk realizon aspiratat e shqiptarëve për një shtet të dytë në Ballkan, siç e projektoi elita nacionale e viteve ’90 në krye me Rugovën. LDK-ja e Sejdiut po e mban në pushtet sistemin qeverisës kleptokratik të Thaçit dhe kjo do të ketë kosto të lartë për të sotmen dhe të ardhmen e popullit të Kosovës, ndërkaq dëmet elektorale për LDK-në do të jenë të pa-riparueshme. Këto janë vetëm disa nga sjelljet politike që Sejdiun duhet t’a pengojnë të ri-zgjedhet kryetar i LDK-së.

Strategjikisht, në një republikë parlmentare, qeverisja e vendit realizohet përmes qeverisë dhe kryeministrit, prandaj çdo parti dhe lider që pretendon të qeverisë vërtetë, duhet t’a synoj qeverinë dhe postin e kryeministrit. Mbi këtë bazë një LDK me kryetar një si Sejdiu (figurë aspak me afinitet ekzekutiv) s’do të ishte asnjëherë e denjë për të pretenduar udhëheqjen e qeverisë dhe qeverisjes në vend. Edhe skenari që për kryeministër mund të nominohet një figurë më ekzekutive, por që s’do të ishte kryetar partie, do të ishte qasje e gabuar, sepse një kryeministër pa fuqi politike të garantuar, s’do të jetë kurrë i aftë t’i prijë qeverisjes. Kujtojmë rastin Kosumi apo Çeku, kur për ministrat e tyre vendoste krejt dikush tjetër. Prandaj, LDK-ja megjithëse e ka kryetarin, duhet të vendosë t’a ndërrojë atë, e obliguar nga Kushtetuta (e shkelur nga kryetari aktual i saj), por edhe nga gjendja e katandosur faktike në të cilën ndodhet kjo parti, në të cilën gjendje u zhyt pikërisht përgjatë mandatit të këtij kryetari.

Në trend

Më shumë
Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Lajme
Florentino Perez dëshiron ta transferojë te Reali lojtarin që ëndërron të luajë për Barcelonën

Florentino Perez dëshiron ta transferojë te Reali lojtarin që ëndërron të luajë për Barcelonën

La Liga
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Kylian Mbappe pranon garën 100 metra me Usain Bolt pasi simulimi tregon se çfarë mund të ndodhë

Kylian Mbappe pranon garën 100 metra me Usain Bolt pasi simulimi tregon se çfarë mund të ndodhë

Ndërkombëtare
Menaxheri i Xhensilës reagon pas deklaratave të Robert Berishës, publikon mesazhet

Menaxheri i Xhensilës reagon pas deklaratave të Robert Berishës, publikon mesazhet

Magazina
Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen

Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen

Lajme
Kalo në kategori